Aktualitet

VKM/ Jepet me koncension Triporti i Vlorës, shkurtohen Ujësjellësat, nismat e tjera

11 Maj 2022, 14:32 Nga DOSJA
VKM/ Jepet me koncension Triporti i Vlorës, shkurtohen

TIRANË– Triporti i Vlorës është dhënë me koncension. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku, pas mbledhjes që zhvilloi sot kabineti qeveritar. Në një prononcim për mediat, Balluku tha se qeveria do të ketë kushte shumë më të mira për peshkatarët e jo vetm. Ajo tha se do të ofrohet edhe shërbimi i mirëmbajtjes së anijeve që deri më sot nuk është ofruar. Pagesa, sipas Ballukut, do të nisë të bëhet pasi të përfundojë projekti dhe porti të nisë të grumbullojë të ardhura. Një tjetër lajm që dha Balluku është edhe nisja e procesit të njohjes së patentave shqiptare.

Ndërsa Ujësjellësi do të riformatohet. Nga 61 që janë aktualisht, do të mbete vetëm 15 qendrorë. Sipas Ballukut, aksionere primare do të jetë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës që do të kontrollojë gjithçka, përfshirë edhe kreditë e marra apo detyrimet e prapambetura.

Qeveria ka miratuar vendimin për kodifikimin e programeve të studimit. Lajmi u dha ditën e sotme nga ministria e Arsimit, Evis Kushi. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kushi deklaroi se do të kryhet organizimi i programeve në kode që identifikon fusha të ngjashme. Në këtë VKM përfitojnë institucionet politikbërëse, universitetet dhe vetë studentët. Edona Bilali tha se kanë kaluar 5 VKM si mbështetje për start up-et. Ndërsa ministrja e Kulturës Elva Margariti tha se nisma e kryeministrit Edi Rama ‘art në strukturat publike’ ka marrë jetë dhe se do të ngrihet një juri.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Humbi të shoqen në tragjedinë e Gërdecit, Qeveria e dëmshpërblen me 10 mijë euro

Ndryshime në rregulloren e Policisë së Burgjeve, rastet kur efektivët mund të përdorin armë

Margariti: Nisma e Ramës mori jetë, do ngremë juri

Shkurtohen Ujësjellësat, nga 61, do mbeten vetëm 15 qendrorë, MIE aksionere primare

Shqipëria nis procesin e njohjes së patentave me Arabinë Saudite

Qeveria miraton kodifikimin e programeve të studimit, cilat kategori përfitojnë

Qeveria jep me koncesion Triportin e Vlorës, Balluku: Pagesa nis kur mbyllet projekti

Bilali: Kaluam 5 VKM, miratohet mbështetja për stat up-et

(F.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

kryesore politike belinda balluku edona bilali elva margariti evis kushi vkm 11 maj 2022 belinda balluku edona bilali elva margariti evis kushi vkm 11 maj 2022

Sondazh

Poll