Aktualitet

Miratohet struktura e re/ Viti shkollor 2022-2023 fillon më 12 shtator, mbyllet në qershor

11 Maj 2022, 16:23 Nga DOSJA
Miratohet struktura e re/ Viti shkollor 2022-2023 fillon më 12 shtator,

TIRANË– Vitin që vjen, nxënësit do të kenë më shumë pushime nga shkolla. Lajmin e ka dhënë Ministria e Arsimit, pasi sot ka miratuar strukturën e re të vitit shkollor 2022-2023, ku janë parashikuar një javë më shumë pushime sesa viti aktual që është drejt mbylljes.

Ishte ministrja Evis Kushi, ajo që me anë të qnjë publikimi në rrjetin e saj social bëri me dije se për arsimin 9-vjeçar vjen një ndryshim në numrin e ditëve të pushimit pas periudhës së dytë mësimore. Ndërkohë që shtoi se viti i ardhshëm shkollor do të nisë më 12 shtator dhe më pas zgjasë deri më 13 qershor.

“Të dashur nxënës dhe mësues, ju njoftoj se sapo nënshkruam strukturën e vitit të ri shkollor 2022-2023 për të gjithë arsimin parauniversitar, i cili fillon më datë 12 shtator 2022. Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar lajmi i mirë është se vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023. Në këto ditë nxënësit do të pushojnë por edhe luajnë dhe argëtohen për të marrë energji të reja për periudhën e fundit, ndërsa mësuesit do të kenë më shumë kohë për vlerësimet e nxënësve dhe përgatitjet në vijim. Suksese të gjithëve!,”-shkruan në postimin e saj Evis Kushi.

POSTIMI I PLOTË:

(k.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

aktualitet aktualitet evis kushi viti i ri shkollor 2022-2023 evis kushi viti i ri shkollor 2022-2023

Sondazh

Poll