Aktualitet

Shehaj nxjerr dokumente: Investitori strategjik i radhës, djali i xhaxhait të Gjiknurit

11 Maj 2022, 14:33 Nga DOSJA
Shehaj nxjerr dokumente: Investitori strategjik i radhës, djali i xhaxhait

TIRANË– Deputeti Agron Shehaj ka nxjerrë detaje dhe dokumenta lidhur me akuzat se djali i xhaxhait të Damian Gjiknurit, do të bëhet investitor strategjik në jug të vendit. Krahas dokumenteve, me anë të një konferencë për shtyp, Shehaj shkruan se statusi i investitorit strategjik për “Manastir Resort”, i është dhënë kompanisë “ANDI”, që sipas tij zotërohet nga djali i xhaxhait të Damian Gjiknurit. Megjithatë denoncimi i Shehajt nuk ndalet me aq, pasi shton se për ndërtimin e resortit, qeveria e zvogëloi parkun duke nxjerrë 800 hektarë nga zona e mbrojtur. Lidhur me gjithë shkeljet e renditura, Agron Shehaj kërkon nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) që të nisë urgjentisht hetimet lidhur me denoncimin e bërë edhe publikisht.

50% e Kompanisë që përfitoi statusin e investitorit strategjik zotërohet kompania ANDI. Kompania Andi zotërohet nga djali i xhaxhait të ish ministrit të infrastrukturës Damian Gjiknuri, sot sekretar i përgjithshëm i Partisë Socialiste. Pra gjysma e resortit që përfitoi nga qeveria statusin e investitorit strategjik dhe lehtësirat që të ofron ky status zotërohet nga njerëzit e afërt të Damian Gjiknurit. Por nuk është vetëm ky problemi,“-shkruan Shehaj.

Postimi i plotë i Shehajt:

Pas resortit me 5 yje të Xhaçkës, Rama i jep një pjesë të parkut të Butrintit familjarve të ish-ministrit Gjiknuri, aktualisht numri 2 i partisë socialiste. Qeveria vazhdon favoret korruptive për ministrat, ish ministrat dhe të afërmit e tyre. Vendimi më i fundit i Komitetit të Investimeve Strategjike, që kryesohet nga Edi Rama është dhënia e statusit të investitorit strategjik për “Manastir Resort”.

50% e Kompanisë që përfitoi statusin e investitorit strategjik zotërohet kompania ANDI. Kompania Andi zotërohet nga djali i xhaxhait të ish ministrit të infrastrukturës Damian Gjiknuri, sot sekretar i përgjithshëm i Partisë Socialiste. Pra gjysma e resortit që përfitoi nga qeveria statusin e investitorit strategjik dhe lehtësirat që të ofron ky status zotërohet nga njerëzit e afërt të Damian Gjiknurit. Por nuk është vetëm ky problemi.

Resorti “Manastir Resort” do të ndërtohet pranë parkut arkeologjik të Butrinit. Pak kohë më parë qeveria e zvogëloi parkun duke nxjerrë 800 hektarë nga zona e mbrojtur, pikërisht që aty të ndërtonte resorti kushëriri i Damian Gjiknurit. Kjo qeveria është kampione e korrupsionit, ndërsa ligji i investimeve strategjike është instrumenti korruptiv përmes të cilit ajo po grabit tokat e bregdetit. I bëj thirrje SPAK të nisë urgjentisht hetimet për këtë aferë të neveritshme në mënyrë që shqiptarët të mos grabiten nga qeveria dhe zyrtarët e Partisë Socialiste.

LAJMI KRYESOR: Investimi në Butrint/ Shehaj nxjerr DOKUMENTA, Gjiknuri: S’e kam kushëri, shihemi në gjyq

(k.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

aktualitet aktualitet agron shehaj damian gjiknuri gjiknuri investitor strategjik kusheriri i giknurit investitor strategjik agron shehaj damian gjiknuri gjiknuri investitor strategjik kusheriri i giknurit investitor strategjik

Sondazh

Poll