Aktualitet

Humbi të shoqen në tragjedinë e Gërdecit, Qeveria e dëmshpërblen me 10 mijë euro

11 Maj 2022, 16:33 Nga DOSJA
Humbi të shoqen në tragjedinë e Gërdecit, Qeveria e

TIRANË– Qeveria shqiptare ka dëmshpërblyer familjen e Mustafa Laçit duke njohur vendimin e dhënë nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Me anë të një vendimi të Këshillit të Ministrave, sot është vendosur që Lici të dëmshpërblehej me 10 mijë e 500 euro pasi bashkëshortja e tij, Nafije Laçi humbi jetën në tragjedinë e Gërdecit në 15 mars 2008, pas shpërthimit të depos së demontimit të armëve. Pagimi i shumës së depozituar do të bëhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë brenda 3 muajve nga dita të bëhet vendimi i Gjykatës ndërkombëtare.

VENDIMI I PLOTË:

EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 19.10.2021, PËR ÇËSHTJEN “LAÇI KUNDËR SHQIPËRISË”, KËRKESA NR.28142/17

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të neneve 5 e

45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 19.10.2021, për çështjen “Laçi kundër Shqipërisë”, kërkesa nr.28142/17, përfundimtar në datën 19.1.2022, në shumën 10 500 (dhjetë mijë e pesëqind) euro për mbulimin e dëmit jopasuror dhe kosto e shpenzime, plus çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme. 2. Vlera e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të konvertohet në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës, ku depozitohen shumat në datën e kryerjes së pagesës.

3. Vlera e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohet në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të kërkuesit Mustafa Laçi, në vlerën që shteti shqiptar detyrohet, sipas vendimit përfundimtar të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 19.10.2021. 4. Pagimi i shumës së depozituar, sipas përcaktimeve në pikën 3, të këtij vendimi, në favor të kërkuesit Mustafa Laçi, të bëhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë pas paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm ligjor për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit, brenda afatit 3-mujor nga dita kur vendimi i Gjykatës është bërë përfundimtar. 5. Në rast mospagimi brenda afatit tremujor të përmendur në pikën 4, të këtij vendimi, mbi shumën e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, paguhen interesa të thjeshta, të barabarta me kursin margjinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane, gjatë periudhës së mospagimit, plus 3 (tre) për qind.

6. Efekti financiar, i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2022. 7. Ngarkohet Ministria e Financave dhe e Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

LAJMI KRYESOR: VKM/ Jepet me koncension Triporti i Vlorës, shkurtohen Ujësjellësat, nismat e tjera

(k.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

aktualitet aktualitet vkm 11 maj 2022 vkm 11 maj 2022

Sondazh

Poll