"Shëndetësia"/ Socialistët bojkotuan mbledhjen, Vokshi: Urdhëruan të hiqet edhe transmetimi live, kush pengon punë...
Aktualitet
Humbi të shoqen në tragjedinë e Gërdecit, Qeveria e dëmshpërblen me 10 mijë euro
11 Maj 2022, 16:33Nga DOSJA
TIRANË– Qeveria shqiptare ka dëmshpërblyer familjen e Mustafa Laçit duke njohur vendimin e dhënë nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Me anë të një vendimi të Këshillit të Ministrave, sot është vendosur që Lici të dëmshpërblehej me 10 mijë e 500 euro pasi bashkëshortja e tij, Nafije Laçi humbi jetën në tragjedinë e Gërdecit në 15 mars 2008, pas shpërthimit të depos së demontimit të armëve. Pagimi i shumës së depozituar do të bëhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë brenda 3 muajve nga dita të bëhet vendimi i Gjykatës ndërkombëtare.
VENDIMI I PLOTË:
EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 19.10.2021, PËR ÇËSHTJEN “LAÇI KUNDËR SHQIPËRISË”, KËRKESA NR.28142/17
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të neneve 5 e
45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 19.10.2021, për çështjen “Laçi kundër Shqipërisë”, kërkesa nr.28142/17, përfundimtar në datën 19.1.2022, në shumën 10 500 (dhjetë mijë e pesëqind) euro për mbulimin e dëmit jopasuror dhe kosto e shpenzime, plus çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme. 2. Vlera e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të konvertohet në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës, ku depozitohen shumat në datën e kryerjes së pagesës.
3. Vlera e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohet në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të kërkuesit Mustafa Laçi, në vlerën që shteti shqiptar detyrohet, sipas vendimit përfundimtar të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 19.10.2021. 4. Pagimi i shumës së depozituar, sipas përcaktimeve në pikën 3, të këtij vendimi, në favor të kërkuesit Mustafa Laçi, të bëhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë pas paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm ligjor për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit, brenda afatit 3-mujor nga dita kur vendimi i Gjykatës është bërë përfundimtar. 5. Në rast mospagimi brenda afatit tremujor të përmendur në pikën 4, të këtij vendimi, mbi shumën e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, paguhen interesa të thjeshta, të barabarta me kursin margjinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane, gjatë periudhës së mospagimit, plus 3 (tre) për qind.
6. Efekti financiar, i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2022. 7. Ngarkohet Ministria e Financave dhe e Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?
TIRANË- Qeveria shqiptare ka caktuar rregullat për përdorimin e armëve të zjarrit dhe pajisje kufizuese nga Policia e Burgjeve. Vendimi i Këshillit të Mini...
TIRANË– 24 persona janë infektuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka as...
TIRANË– Vitin që vjen, nxënësit do të kenë më shumë pushime nga shkolla. Lajmin e ka dhënë Ministria e Arsimit, pasi sot ka miratuar strukturën e re ...
TIRANË– Deputeti Agron Shehaj ka nxjerrë detaje dhe dokumenta lidhur me akuzat se djali i xhaxhait të Damian Gjiknurit, do të bëhet investitor strate...
TIRANË– Kreu i Kadastrës Artan Lame ka kërkuar ndjesë publikisht për sjelljen dhe korrupsionin e ushtruar nga punonjësi i Kadastrës së Sarandës që u ...
TIRANË– Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesën e shtatë deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, që kërkuan ngritjen e një komis...
VLORË- Dosja.al ka siguruar pamjet e para nga vendi ku u gjetën eshtra njeriu në pyllin e Sodës në Vlorë. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, esh...