Aktualitet

Rama rrëzon kërkesën e PD për Investimet strategjike, Bardhi: Duam kom. Hetimor

11 Maj 2022, 15:19 Nga DOSJA
Rama rrëzon kërkesën e PD për Investimet strategjike,

TIRANË– Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesën e shtatë deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, që kërkuan ngritjen e një komisioni për Investimet Strategjike. Vendimi u mor në Konferencën e Kryetarëve që u mbajt sot. Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi shkruan në një postim në rrjetet sociale se përmes këti vendimi kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste pranojnë se pasurinë publike e kanë kthyer në plaçkë për miqtë dhe familjarët e tij. Ai shton se nesër do të depozitojë kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor për këtë çështje, duke i hequr çdo mundësi Edi Ramës për të bllokuar transparencën dhe llogaridhënien me votat e non-gratave të tij në Kuvend.

“Në lidhje me rrëzimin e komisionit, Bardhi thotë se nesër PD ‘Edi Rama rrëzoi sot kërkesën e PD për komision të posaçëm për verifikimin e procedurave për investimet strategjike, duke pranuar defacto se pasurinë publike e ka kthyer në plaçkë për miqtë dhe familjarët e tij. Përpjekja për ti fshehur publikut aferat korruptive me ligjin e investimeve strategjike, ku ndër përfituesit është edhe familja e ministres Olta Xhaçka, do të dështojnë.  Shqiptarët do të shohin sesi pronat publike po ndahen tek familjarët e ministrave, tek miqtë e Edi Ramës dhe tek një grusht oligarkësh pranë tij.  Nesër PD do të depozitojë kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor për këtë çështje, duke i hequr çdo mundësi Edi Ramës për të bllokuar transparencën dhe llogaridhënien me votat e nongratave të tij në Kuvend,”- shkruan Bardhi.

Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Lefter Gështenja, Arbi Agalliu dhe Ferdinand Xhaferraj, kërkuan verifikimin e procedurave të dhënies së statusit të investitorit strategjik. Ata bënë kërkesë për ngritjen e një komisioni.

(F.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

kryesore politike konferenca e kryetareve 11 maj 2022 konferenca e kryetareve 11 maj 2022

Sondazh

Poll