Aktualitet

Drejtësia italiane e kishte shpallur në kërkim, arrestohet 36-vjeçari, fshihej në Shqipëri

11 Maj 2022, 14:46 Nga DOSJA
Drejtësia italiane e kishte shpallur në kërkim, arrestohet

TIRANË– 36-vjeçari Elion Pojani, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për kërcënim dhe plagosje është arrestuar nga Policia shqiptare. Pojani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Italisë e ka dënuar me 4 vjet e 4 muaj burgim, pasi u shpall fajtor për veprën penale “Kërcënime dhe lëndime që shkaktojnë vdekjen”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Messina”, në kuadër të të cilit u kap një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni policor, i zhvilluar nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana. Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Kërcënime dhe lëndime që shkaktojnë vdekjen”.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit: Elion Pojani, 36 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Italisë e ka dënuar me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kërcënime dhe lëndime që shkaktojnë vdekjen”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

(k.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

aktualitet aktualitet elion pojani operacioni messina tirane elion pojani operacioni messina tirane

Sondazh

Poll