Aktualitet

Pjesë e grupit të trafikut të kokainës, GJKKO i konfiskohen 9 pasuri Dedë Pjetrit

11 Maj 2022, 13:55 Nga DOSJA
Pjesë e grupit të trafikut të kokainës, GJKKO i konfiskohen

TIRANË– Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka konfirmuar konfiskimin e 9 pasurive të Dedë Pjetrit dhe familjarëve të tij, pasi akuzohet si i përfshirë në trafik droge. Me vendim të Gjykatës së Posaçme, Dedë Pjetrit iu konfiskuan 3 ara, 4 troje dhe 2 njësi shërbimi, të cilat të gjitha do t’i kalojnë shtetit.

Dedë Pjetri ka qenë pjesë e grupit të Valentin Selajt, i cili u arrestua në nëntor të 2017 ,gjatë një operacioni antidrogë në Firence, ku u cilësua si koka e trafikut të kokainës dhe heroinës nga Holanda në Itali dhe shfrytëzim prostitucioni. Lajmi që publikonte asokohe gazeta italiane “La Nazione”, i referohej të riut shqiptar duke iu etiketuar si “Zoti i drogës”.

PASURITË E SEKUESTRUARA:  

1) Arë, 1 000 m2, , në emër të shtetases D.P. (Gj.).

2) Lloji i pasurisë truall, me sipërfaqe totale 347.70 m2, bashkë me një godinë banimi dy katëshe, sipërfaqe e katit përdhe 97.7 m2, sip e katit të parë 135 m2); në emër të shtetasit M.P.

3) Lloji i pasurisë truall me sipërfaqe totale 300.10 m2, data e regjistrimit {…}, bashkë me një godinë banimi tre katëshe, sipërfaqe e katit përdhe 88.4 m2, sipërfaqe e katit të parë 125.5 m2 dhe sipërfaqe e katit të dytë 125.5 m2) në emër të shtetasit D.P.

4) Lloji i pasurisë truall, me sipërfaqe totale 232.80 m2, datë regjistrimi {…}, bashkë me një godinë banimi një katëshe për të cilën është miratuar leja e legalizimit nr. {…} datë {…} (sipërfaqe e katit 93.3 m2); në emër të shtetasit I.P.

5) Lloji i pasurisë Njësi, me sipërfaqe totale 230.60 m2, data e regjistrimit {…}, në emër të shtetasit I.P.

6) Lloji i pasurisë arë, me sipërfaqe totale 1000 m2, data e regjistrimit {…}, në emër të shtetasit L.P.

7) Lloji i pasurisë truall, pasuria me sipërfaqe totale 403.80 m2, bashkë me një godinë banimi një katëshe, miratuar leja e legalizimit nr. {…} datë {…} (godinë banimi 1 kat, sipërfaqe e katit 143.8 m2); në emër të shtetasit L.P.

8) Lloji i pasurisë arë, me sipërfaqe totale 1000 m2, data e regjistrimit {…}, në emër të shtetasit L.P.

9) Lloji i pasurisë njësi, me sipërfaqe totale e pasurisë 256.30 m2, datë regjistrimi {…}, në emër të shtetasit L.P.

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet dedë pjetri gjkko valentin selaj dedë pjetri gjkko valentin selaj

Sondazh

Poll