Aktualitet

Berisha: Viktimat e Thumanës, vrasje shtetërore, rihetim 21 Janarit e Gërdecit (ZHVILLIMET)

11 Maj 2022, 10:38 Nga DOSJA
Berisha: Viktimat e Thumanës, vrasje shtetërore, rihetim 21 Janarit e

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon një përballje me ish-kryeministrin Edi Rama, i cili prej më  shumë se një muaji kërkon që Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të nisë hetimet ndaj paraardhësit të tij. Në një konferencë me gazetarët nga selia e Partisë Demokratike, Berisha e akuzoi Ramën si të mbërthyer nga afera e inceneratorëve, duke shtuar se pas çdo firmë e kontrate të nënshkruar nga ish-ministrat apo Ëngjëll Agaçi, qëndron vetë ai. Teksa komentoi edhe çështjen e Butrintit që e konsideroi si një aferë gjigante, Berisha tha se Rama është vetë aksioner në resortin ku do të ndërtohen 620 vila. Berisha tha se aksioner gjithashtu është vëllai i kryeministrit Rama bashkë me atë të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurit. I pyetur për ’21 Janarin’ dhe ‘Gërdecin’, lideri historik i Partisë Demokratike tha se pranon që të bëhet rihetim. Ai tha gjithashtu se ka kërkuar që të shpallen vrasje shtetërore, por pa dashje.

I pyetur se çfarë do të bëjë nëse do të merret i pandehur, Berisha tha se do të vijojë të mbrojë të vërtetën duke shtuar me bindje se gjithmonë ka zbatuar ligjin. Ai tha se fëmijët e tij nuk janë përfshirë kurrë në tendera e s’ka pasur konlikte interesi në lidhje me këtë gjë, duke përmendur ish-ministrin Ilir Beqja e një tjetër persona për të cilin tha se e ka baxhanak, Armando Frangu. Vilma Nushi e Tom Doshi janë dy persona që sipas Berishës, gjithashtu marrin miliona nga paratë e shqiptarëve e se askush nuk i heton. Berisha akuzoi edhe ministren e Kulturës Elva Margariti për të cilën tha se bën ahengje e ‘orgji sociale’ me para të marra nga fondi i emergjencës.

Kërkesës së Ibsen Elezit, i cili tha se 22 maji ishte shumë shpejt për tëzhvilluar zgjedhjet për kryetar tëPD-së pasi nuk kishte kohë fushate, Berisha ju përgjigj duke thënë se data vendoset nga institucionet e partisë e se ai nuk ka kompetenca. I pyetur nëse do të izolohet pas zgjedhjeve nëse rizgjidhet kryetar i PD-së, Berisha tha se BE-ja njeh votën e lirë e ai e beson këtë gjë e nuk pret ‘izolim’.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Padi ndaj Ramës? Berisha: Humbje kohe, kontrollon çdo gjë

Berisha: Beqja e baxhanaku Frangu s’lënë tender pa rënë në tokë, të pangopur

Berisha sfidon Ramën: Dalim në debat publik, t’ia themi të gjitha në sy njëri-tjetrit

21 Janari e Gërdeci, Berisha: Kam insistuar të shpallen vrasje shtetërore pa dashje

A i frikësoheni izolimit nga BE-ja? Berisha: Ambasadorët e kanë bërë të qartë…

Ibsen Elezi pa kohë për fushatë, Berisha: 22 maji jashtë kompetencave të mia

Berisha: 7 mln euro për orgji sociale, bashkitë e ministrja e Kulturës i harxhojë në festa

Berisha: Rama çoi dosje për mua tek DASH, i them t’i publikojë

Berisha: Vëllai i Ramës ortak me atë të Gjiknurit në resortin që po ndërton

I izoluar pas 22 majit? Berisha: BE njeh votën

Berisha: 24 viktimat e Thumanës janë vrasje shtetërore

VD-‘Çfarë do bëni nëse SPAK nis hetimet ndaj jush?’, Berisha: Do mbroj të vërtetën

Berisha: Vilma Nushi e Tom Doshi marrin miliona, të lidhur si bloza me tymin me Ramën

Berisha: Rama aksioner në resortin me 620 vila

Berisha: Nëse merrem i pandehur, do mbroj të vërtetën

Berisha: Rama vjedh me firmë e vulë, qëndron pas inceneratorit të Elbasanit

(F.m/dosja.a)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

kryesore politike berisha me gazetaret 11 maj 2022 sali berisha berisha me gazetaret 11 maj 2022 sali berisha

Sondazh

Poll