Aktualitet

U aksidentua teksa eksploronte Matin, FOTO e turistit francez, ka lëndime në krah

11 Maj 2022, 12:50 Nga DOSJA
U aksidentua teksa eksploronte Matin, FOTO e turistit francez, ka lëndime

MAT– Personi në foto është turisti francez, i cili u aksidentua ditën e sotme në fshatin Gjoçaj, njësia administrative Derjan. Policia informon se ngjarja ndodhi sot në aksin rrugor Kurbnesh-Dukagjin, teksa turisti i cili besohet se është rreth të 70-tave, po udhëtonte me mjetin e tij tip Defender. Për pasojë ai ka marrë dëmtime në shpatull.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 12.30, në një rrugë rurale të fshatit Gjoçaj, njësia Administrative Derjan, Mat, një shtetas i huaj(turist), duke eksploruar zonën, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Drejtuesi i mjetit është dëmtuar lehtë dhe po transportohet për një kontroll mjekësor në spitalin e Burrelit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punohet për zbardhjen e shkaqeve të daljes së mjetit nga rruga.

LAJMI KRYESOR: Aksidentohet turisti francez në Malësinë e Matit, 70-vjeçari merr ndihmë nga banorët

(a.b)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet aksident aksidentohet turisti francez aksident aksidentohet turisti francez

Sondazh

Poll