Aktualitet

U akuzua për përfshirje në grup kriminal! Pas lirimit, Elsa Lila shfaqet e buzëqeshur

11 Maj 2022, 12:18 Nga DOSJA
U akuzua për përfshirje në grup kriminal! Pas lirimit, Elsa Lila

TIRANË– Kjo është fotoja e parë e Elsa Lilës, artistes shqiptare e cila u arrestua muaj më parë në Itali si e përfshirë në një rrjet kriminal. Avokati Saimir Visha, i cili është edhe daja i Elsa Lilës ka publikuar një foto krah këngëtares në rrjetet sociale ku shkruan: “Qesh mirë kush qesh i fundit”.

Elsa Lila u arrestua pasi dyshohet se bën pjesë në një organizatë kriminale që merrej me shitjen e drogës. Sipas tyre, grupi përbëhet nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë ndërsa drejtues i grupit rezulton një shqiptar, i cili është i shpallur në kërkim jashtë vendit ndërsa anëtarët e tjerë kishin rolin e furnitorëve. Në krye të kësaj organizate ishin italianët Vivas Caffè dhe Antica Sapori di Acilia, Fabrizio Capogna dhe boksieri shqiptar Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”, të cilët takonin klientë dhe personalitete të kalibrit të rëndësishëm kriminal. Bardhi është i ngushtë i Arben Zogut, 40 vjeç, i njohur si ultras i ekipit të Lacios. Zogu, i cili njihet me emrin “Riçardino” u dënua me 20 vite burg me akuzën e përfshirjes në trafikun e drogës.

Arben Zogu bashkë me dy shqiptarë të tjerë Orial Kolaj, 30 vjeç dhe Petrit Bardhi, 39 vjeç, u arrestuan gjatë një operacioni të policisë italiane në vitin 2015. Ata ishin pjesë e grupit mafioz “Guarnera”, e përbërë nga një grup i madh qytetarësh shqiptarë, që cilësohen si “boksierët”. 

(a.b)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet elsa lila elsa lila

Sondazh

Poll