Aktualitet

Kandidat për kryetar i PD-së/ Ibsen Elezi anulon konferencën, s’paraqitet asnjë gazetar

11 Maj 2022, 13:15 Nga DOSJA
Kandidat për kryetar i PD-së/ Ibsen Elezi anulon konferencën,

TIRANË– Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ka anuluar konferencën e tij për mediat. Shkak është bërë mungesa e medias. Kjo u bë e ditur nga vetë Elezi i cili deklaroi që në fillim se nuk mund të realizohet sot pasi asnjë gazetar nuk është i pranishëm. Po ashtu, Elezi njoftoi se konferenca do të zhvillohet ditën e nesërme në një orar tjetër.

“Më vjen keq t’ju njoftoj se do e anuloj konferencën për shtyp për një arsye të thjesht, nuk është prezent asnjë gazetar . Duhet të ndodhte edhe kjo. Do tju kërkoja korrektësinë në pasqyrimin e kësaj fushate. Unë nuk kam dalë si manekinë për të biseduar në rrjetet sociale apo media, por është në dinjitetin e gazetarëve që të jenë prezent. Është një garë e rëndësishme. Po mundohen ti vënë epitetet nga më të ndryshimet, që unë kam hyrë formalisht apo jam i shitur. Është e dyta e herë, dje u befasova. Por sot e ka kaluar pritshmërinë time. Jam i detyruar ta anuloj për një orar tjetër ditën e nesërme”, tha Elezi.

Elezi dhe Berisha janë të vetmit kundërshtarë që garojnë për marrjen e drejtimit të Partisë Demokratike. Zgjedhjet do të zhvillohen më 22 maj, ndërkohë që selia e PD ka që prej 21 marsit që nuk ka drejtues që pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.

(a.b)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

kryesore politike gara per kreun e pd ibsen elezi gara per kreun e pd ibsen elezi

Sondazh

Poll