Aktualitet

Procesi ndaj Ardian Çapjas, dëshmon i penduari i drejtësisë

11 Maj 2022, 12:09 Nga DOSJA
Procesi ndaj Ardian Çapjas, dëshmon i penduari i

TIRANË– I penduari Ervis Bardhi ka dëshmuar ditën e sotme në procesin ndaj Ardian Çapjes e të tjerëve të akuzuar për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në vitin 2012. Në seancë, Bardhi ka treguar se si ishte njohur me Gentian Beqirin në qelitë e burgut të Peqinit. Ai ka rrëfyer edhe për vizitat e herëpashershme në shtëpinë e Beqirit, marrjen e porosisë për ekzekutimin e tij nga Ardian e Florenc Çapja, deri në ditën e ekzekutimit.

Çapja akuzohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) bashkë me nipin e tij, Florenc Çapja, se kanë urdhëruar vrasjen e babë e bir, Nezir e Gentian Beqiri, në vitin 2012 në Elbasan. Prokurorët e SPAK iu kanë komunikuar akuzat e “vrasjes në rrethana cilësuese ndaj 2 ose me shumë personave”, “grupit te strukturuar” dhe “armëmbajtje pa leje”. Vetë Çapja kërkoi lirimin nga qelia dhe zbutjen e masës së sigurisë me pretendimin se nuk ka prova për përfshirjen e tij në vrasjen e dyfishtë, ngjarje e ndodhur në vitin 2012, duke shtuar edhe se ka probleme me zemrën.

Por kërkesat e ngritura nga ai janë hedhur poshtë nga trupa gjykuese në GJKKO. Ndërkohë që hetimet për vrasjen e ndodhur në vitin 2012, u rihapën 6 vite më pas për shkak të dëshmisë të së penduarit, Ervis Bardhit, i konsideruar si ekzekutuesi fizik i Gentian Beqirit në apartamentin e tij. Dëshmia e Bardhit u konsiderua e besueshme nga Prokuroria, teksa ai ka treguar me detaje mënyrën e vrasjes dhe faktin që ka marr 50 mijë euro për vrasjen.

(a.b)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja ervis bardhi ardian capja ervis bardhi

Sondazh

Poll