Aktualitet

Ndalohen 15 drejtues në Tiranë, rezultuan përdorues të lëndëve narkotike

11 Maj 2022, 12:04 Nga DOSJA
Ndalohen 15 drejtues në Tiranë, rezultuan përdorues të

TIRANË- 15 drejtues janë ndaluar në Tiranë pasi drejtonin mjetet nën efektin e lëndëve narkotike. Pas kontrollit nga policia Rrugore janë testuar disa drejtues mjetesh me aparatin AquilaScan i cili tregon nësë jeni përdorues i lëndëve narkotike.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 2 persona të cilët pas testimit me aparatin drogë-testues, rezultuan se drejtonin automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike.

Një 21-vjeçarë me inicialet D. D., është ndaluar nga policia për kontroll sëbashku me 21-vjeçarin ka qenë edhe 22-vjeçari me inicialet R. C., i cili ka refuzuar kontrollin e policisë. R. C., I janë sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Ata gjithashtu kanë rezultuar përdorues të lëndevë narkotike pas pas testimit me AquilaScan. I riu me inicialet D. D., është arrestuar ndërsa R. C po procedohet penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Gjithashtu, janë vendosur 984 masa masa administrative për mosdhënie përparësie këmbësorëve, për shpejtësi tej normave të lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Njoftimi i polotë i policisë: 

Tiranë/Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Shkon në 15 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Gjithashtu, janë vendosur 984 masa masa administrative për mosdhënie përparësie këmbësorëve, për shpejtësi tej normave të lejuara apo manovra të rrezikshme në rrugë, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Nisur nga sjelljet agresive të drejtuesve të mjeteve, Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar testet e drogës për drejtuesit e mjeteve që shfaqin sjellje agresive në rrugë dhe kundërshtojnë punonjësit e Policisë.

Si rezultat i kontrolleve intensive, gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, të cilët pas testimit me aparatin drogë-testues, rezultuan se drejtonin automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike.

Në rrugën “Lekë Dukagjini”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin D. D., 21 vjeç, ndërsa në rrugën “Kristo Luarasi”, kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin D. D., 22 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik ndaj pasagjerit në mjetin që drejtonte shtetasi D. D., 22 vjeç, shtetasit R. C., 22 vjeç, i cili nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë për kontroll, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve është bërë arrestimi në flagrancë i drejtuesve të mjeteve, sepse pas testimit me AquilaScan kanë rezultuar se drejtonin mjetet nën efektin e lëndëve narkotike. Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë pasagjeri, shtetasi R. C., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, sepse është e vendosur për të ndëshkuar cilindo drejtues automjeti që do të konstatohet në shkelje, nga shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat tashmë kanë mjete logjistike bashkëkohore në dispozicion.

Policia Rrugore fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

(j.c)/dosja.al 

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 15 drejtues mjetesh arrestohen 15 drejtues mjetesh

Sondazh

Poll