Politike

Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, Shehu: U befasova, PS nuk e pranoi

11 Maj 2022, 11:42 Nga DOSJA
Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, Shehu: U befasova, PS nuk

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu e ka cilësuar një akt të rëndë bllokimin e rezolutës që dënon gjenocidin në Srebrenicës. Shehu tha se është i befasuar që maxhoranca nuk ka pranuar që kjo rezolutë të kalojë në parlament.

“Nuk prisja këtë qëndrim që mbajtën të majtët. Jam i befasuar sepse ata nuk pranuan që kjo rezolutë të kalojë në parlamentin shqiptar. Në momentin që parlamenti shqiptar deri sot nuk ka kaluar asnjë dokument për të dënuar këtë gjenocid, siç ka bërë PE, gjë që krijon një impakt shumë të madh për Kuvendin e Shqipërisë. Akt shumë i rëndë bllokimi i kësaj rezolute që ka kaluar në Kosovë, Mal të Zi. Do thotë mos duash t’i kundërvihesh këtyre elementëve e mos marrësh pjesë në politika paqeje. Këtu kemi të bëjmë me një lidhje okulte të fortë jo vetëm me Ballkanin e Hapur, me Vuçiç padyshim me lidhjen me Rusinë, lidhje që në këtë mënyrë kërkojnë e mund të krijojnë probleme negative për rajonin tonë. Sipas qëndrimit që mbajti PS, shpresoj që nesër seanca plenare do vendosë të kundërtën, nuk do lejojnë këtë aventurizëm që të majtët sot në konferencën e kryetarëve ndërmorën”, tha Shehu.

Ditën e djeshme, deputeti Shehu depozitoi projekt rezolutën për dënimin e genocidit të Srebenicës në Kuvendin e Shqipërisë dhe është në pritje për diskutim në seancën e radhës plenare.

(a.b)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike tritan shehu tritan shehu

Sondazh

Poll