Politike

VD-’21 janari dhe Gërdeci’/ Rama: S’po kërkojmë dënim por hetim të non-gratave

11 Maj 2022, 08:15 Nga DOSJA
VD-’21 janari dhe Gërdeci’/ Rama: S’po kërkojmë

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk e quan presion urdhërin që i ka drejtuar SPAK për të hetuar Sali Berishën. Në konferencën për shtyp nga selia e PS, Rama tha se ka kërkuar hetim dhe jo dënim për Berishën, për akuzat që sipas tij i janë bërë nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Kryeministri kërkoi hetimin e ngjarjeve të 21 janarit 2011 dhe shpërthimin në Gërdec në vitin 2007. 


“Cfarë presioni është të kërkosh hetimin e një ish presidenti dhe një ish kryeministri të shpallur non grata nga SHBA me akuzat më të rënda të mundshme që lidhen me veprimtarinë e institucioneve të këtij vendi. Ta bësh këtë thuajse një vit pasi shpallja non grata është bërë dhe pasi sekretari amerikan ka kërkuar publikisht në deklaratë se institucionet e vendit duhet të bëjnë punën e tyre. Të jemi të qartë, ju mund të provoni të kundërtën, unë s’kam kërkuar dhe askush ska kërkuar dënim por hetim. Dënimin nuk e vendosim ne, por të hetohet një çështje që është gur në qafë për të gjithë shqipërinë është domosdoshmëri. Të zbardhet e vërteta për një drejtësi të pavarur, se nëse s’do ishte sdo ishte s’do kishte njeri brenda në qeli, kjo drejtësi e pavarur duhet të clirohet nga cdo frikë e se kaluarës dhe më në fund të hetohet 21 janari, krimi shtetëror nuk parashtruhet, nuk ekziston. Hetimi do e tregojë. Krimi shtetëror që të vriten 4 njerëz me plumba të vërtetë, të hetohet Gërdeci. Janë dhejtra e dhjetra të vrarë. Të hetohen disa skandale të mëdha financiare, cfarë presioni është ky? Cfarë nguti është ky? Po të ishte do ishim në ditën 1, ne s’kemi folur, të gjithë baltën për këtë ngurrim të pajutifikueshëm e kam mbajtur unë personalisht, ju e dini shumë mirë se cfarë furie balte hidhet mbi mua në 21 janar dhe i mirëkuptoj. Ju e dini se cfarë balte hidhet mbi mua në mënyrë të vijueshme, unë nuk e kam problem. Reforma në drejtësi ka qënë e mbështetur nga 90% e popullit shqiptar.”- u shpreh Rama.

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Rama-Kim: Të kërkosh rezultate nga SPAK, s’është presion! Nuk ndalemi

(f.g;f.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike edi rama rama me gazetaret 11 maj 2022 sali berisha edi rama rama me gazetaret 11 maj 2022 sali berisha

Sondazh

Poll