Politike

VD-Rama: SPAK të hyjë në oborrin e PS, të bëjë drejtësi për këdo që na turpëron

11 Maj 2022, 08:15 Nga DOSJA
VD-Rama: SPAK të hyjë në oborrin e PS, të bëjë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka hapur derën Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nëe zyrat e Partisë Socialiste. Në një konferencë për mediat me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, Rama tha se çdo njeri që shkel ligjin dhe tupëron PS-në, nuk ka vend brenda partisë. Ai tha se asnjëherë, një gjykatës apo prokuror nuk do të guxOnte të hetonte një anëtar të partisë në pushtet, po të mos kishte garanci nga vetë kryeministri për ta bërë këtë gjë.


“Kujtoj këtu gjithashtu dhe kjo është me shumë rëndësi se nëse sot ish-ministra, ish-deputetë, ish-kryetarë bashkie apo ish-drejtorë që një pjesë e madhe nuk kanë qenë një ish kur janë ndaluar dhe tani janë pas hekurave, përtej faktit që fajësia e tyre do të provohet në gjykatë ky është rezultati i një reforme. As unë dhe askush nga ne….nuk jam angazhuar në rrugën e kësaj reforme, as për të thënë një gje apo bërë një tjetër. As për të përdorur politkisht historinë siç ka ndodhur gjatë gjithë historisë, as për të sulmuar kundërshtarët politikë siç ka ndodhur gjatë gjithë historisë. Siç nuk kishte ndodhur në 500 vjet nuk do të kishte ndodhur as në këto 5 vjet dhe kjo që ndodhi e tregonte. Që një prokuror apo gjykatës të hetonte e dënonte figura të larta politike të partisë në pushtet, ndaj garancia se drejtësia mund të hyje lirisht në oborrin e PS dhe të bëjë drejtësi për këdo që na turpëron, jemi ne,”- tha Rama ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Rama-Kim: Të kërkosh rezultate nga SPAK, s’është presion! Nuk ndalemi

(F.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll