Aktualitet

Vrau prostitutën për t’i çuar një ‘mesazh’ rivalëve, autori pjesë e bandës shqiptare

11 Maj 2022, 11:09 Nga DOSJA
Vrau prostitutën për t’i çuar një

ITALI- Vincenzo Morrone, 43 vjeç ka rrëfyer vrasjen me dashje të 26-vjeçares me origjinë nigeriane Beauty Erahdor, e cila ishte një prostitutë, në Melzo, në zonën e Milanos, natën mes 1 dhe 2 tetorit 1999.

Sipas mediave vendase, gjithçka nisi pas një sherri mes dy bandave, asaj nigeriane dhe shqiptare, ku bënte pjesë dhe Morrone, për kontrollin e zonave të prostituimit dhe vrasja e Erahdor ishte si ‘një mesazh’ që shqiptarët donin t’i dërgonin bandës rivale. I lidhur me një klan shqiptar në atë kohë, pas krimit Morrone ishte larguar nga Italia për në Zvicër, kishte ndryshuar identitet dhe punonte si kuzhinier picash. I kërkuar tashmë në lidhje me një dënim me 17 vite burg për trafik ndërkombëtar droge, korrupsion, shoqërim kriminal, vjedhje dhe evazion, ai ka pranuar krimin pas arrestimit.

Dosja u ripah pas 23 vitesh pasi Morrone, tashmë i dënuar për krime të ndryshme, duke filluar nga vjedhja, mashtrimi dhe evazioni fiskal, rrëfeu të gjithë ngjarjen dhe pranoi autoriësinë e krimit. Sipas asaj që u tha nga i akuzuari, i dëgjuar në hetimin e prokurorit të Milanos Francesco De Tommasi, krimi i gruas kishte për qëllim të rregullonte ndarjen e territorit duke i dhënë një sinjal grupit të nigerianëve të cilët në atë kohë, në Rivoltana, shfrytëzonin disa gra të së njëjtës kombësi , duke i shtyrë ato të largoheshin nga ajo zonë dhe t’ua linin fushën të lirë shqiptarëve.

Duhet të hedhim dikë në tokë”,-kishte thënë një nga anëtarët e bandës shqiptare, më pas Morrone tregoi edhe për autorët e krimit, dy burra të cilët tregtonin drogë, mes tyre edhe një me origjinë shqiptare.

Për vrasjen e 26-vjeçarit, si fillim u arrestua një tridhjetë vjeçar shqiptar dhe më pas u shpall i pafajshëm në shkallën e dytë të gjykimit.

Beauty  Erahdor u vra natën midis 1 dhe 2 tetorit 1999 dhe trupi i saj u gjet në agim, e shtrirë në një korsi fshati afër provincës Cerca, jo shumë larg Rivoltanës. Ajo ishte qëlluar në pjesën e pasme të kokës, nga afër, nga një pistoletë e kalibrit 7.65, një armë model i vjetër i markës jugosllave e cila disa muaj pas krimit u gjet në Naviglio Martesana.

Ai u gozhdua edhe nga dëshmia e një tjetër prostitute, e cila teksa 26-vjeçarja po ndiqej dhe vritej atë natë, ndodhej në makinë me një klient, në errësirë, pak metra më tutje. Sulmet e tjera dhe të paktën dy vrasje të prostitutave, të cilat ndodhën në të njëjtat vite në atë zonë, u konsideruan më pas si pasojë e luftës për të kontrolluar rrugët e natës. Vrasjet e dy burrave, një shqiptar i gjetur i pajetë në parkun e Bisarca di Truccazzano dhe i një njeriu të dytë, të vrarë në Bergamo dhe më pas të “hedhur” në Rivoltana, i atribuohen gjithashtu gridjeve midis dy bandave.

(d.a/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet bandat shqiptare ne itali vincenzo morrone vrau prostituten bandat shqiptare ne itali vincenzo morrone vrau prostituten

Sondazh

Poll