Aktualitet

Heroinë & kokainë në autobusin drejt Athinës! 38-vjeçarja i fshehu në çorape, arrestohet

11 Maj 2022, 07:05 Nga DOSJA
Heroinë & kokainë në autobusin drejt Athinës!

TIRANË– Elira Varfi është 38-vjeçarja e cila ka rënë në prangat e policisë. Gruaja nga Fieri, e cila ishte pasagjere e autobusit Berat-Athinë, kishte të fshehura në çorape lëndë narkotike. Gjatë kontrollit në Kakavijë, Varfit, iu zbuluan 10 pako me lëndë të dyshuar narkotike, në 8 prej të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike heroinë(me peshë totale 4 kg e 160 gramë), ndërsa 2 pako kishin lëndë të dyshuar narkotike kokainë (me peshë totale 780 gramë.) Pas zbulimit të lëndës narkotike, 38-vjeçarja u vu në pranga. Varfi kishte rënë në sy të policëve pasi udhëtimet drejt Greqisë i kishte shpeshtuar kohët e fundit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Arrestohet në flagrancë 1 shtetase. Sekuestrohen 8 pako me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, pas verifikimit të të dhënave në sistemin TIMS, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë pasagjerët e autobusit të linjës Berat-Athinë. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetases E. V., e cila udhëtonte si pasagjere në këtë autobus, është bërë e mundur gjetja e 10 pakove me lëndë të dyshuar narkotike, në 8 prej të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike heroinë(me peshë totale 4 kg e 160 gramë), ndërsa 2 pako kishin lëndë të dyshuar narkotike kokainë (me peshë totale 780 gramë.) Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetases E. V., 38 vjeçe, banuese në Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

LEXO EDHE:

FT/ Dërgonte kokainë dhe heroinë drejt Athinës, kjo është 38-vjeçarja nga Fieri

VIDEO- Si i fshehu 38-vjeçarja kokainën dhe heroinën, mbështolli secilën pako me çorape

(a.b)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet elira varfi kakavije elira varfi kakavije

Sondazh

Poll