Aktualitet

VD-Manja numëron vilat e prokurorëve: 31 prona për 5 subjekte! Njëri e ka ndërtuar pa leje

11 Maj 2022, 08:48 Nga DOSJA
VD-Manja numëron vilat e prokurorëve: 31 prona për 5 subjekte!

TIRANE- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka numëruar sot live vilat e prokurorëve shqiptarë, me dhe pa leje. Edhe pse nuk e përmendi me emër, ministri tha se prokurori në fjalë ka ndërtuar një vilë në tokën e dikujt tjetër dhe SPAK nuk e heton.


Ulsi Manja: Doni për apartamente? Ja një subjekt tjetër me 13 apartamente, shtëpia dyqane, vilë, është larguar, nuk i justifikon, tjetri tre vila, vazhdon tjetri, 10 pasuri, dyqane, vila ndërsa një subjekt tjetër jo vetëm që pa mungesë burimesh por ka ndërtuar edhe vilën në tokën e dikujt tjetër. Drejtësia jonë ka dënuar për një avlli pa leje, pse s’fillon hetimi ndaj këtij? të qepen mbrapa me shku një kallëzim për ndërtim pa leje edhe në fshatin më të thellë të Shqipërisë e ta zbardhin për katër ditë. Doni tjetrin? Tre vila ky, ky tjetri tre shtëpia e një vilë. Të gjitha këto që rezultojnë nga dokumentet e marra nga vettingu janë shqetësimi ynë, nuk lidhet me performacën, por me nevojën tonë si shtet dhe si shoqëri në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian, pasi në dokumente thuhet të hetohen për lidhje me krimin e organizuar. 99% e shqiptarëve nuk besonin tek drejtësia që kishin, nuk rrezikojmë dot më sepse drejtësia e re heziton të kryejë funksionet kushtetuese e ligjore. Jo domosdoshmërisht është dënimi në vetvete qëllimi, por zbardhja e të vërtetës.

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Rama-Kim: Të kërkosh rezultate nga SPAK, s’është presion! Nuk ndalemi

(f.g;f.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

kryesore politike rama me gazetaret 11 maj 2022 ulsi manja rama me gazetaret 11 maj 2022 ulsi manja

Sondazh

Poll