Aktualitet

VD-21 janari, Gërdeci e CEZ-DIA, Rama: S’bëjmë punën e drejtësisë, njerëzit thonë na shiti

11 Maj 2022, 09:16 Nga DOSJA
VD-21 janari, Gërdeci e CEZ-DIA, Rama: S’bëjmë punën e

TIRANE- Kryeministri EdI Rama tha se nuk ka punë Partia Socialiste me punën e drejtësisë. I pyetur nga gazetarët se çfarë ka bërë PS për të ndihmuar drejtësinë në zbardhjen e ngjarjeve të Gërdecit, 21 janari dhe dosja Cez-DIA, Rama tha se PS nuk bën punën e drejtësisë, ndërsa shtoi se PS ka realizuar reformën më të madhe të Republikës.


Pyetja: Ju keni 10 vite që drejtoni

Edi Rama: Jo more si i numëron se e kishim një që shumëzonte gabim, kemi 9 në shtator

Po, ndjesë e lëmë me 9

Edi Rama: Jo se ka rëndësi, e di sa punë bëhen në 1 vit

Çfarë referimesh, ndihme i keni dhënë organeve të drejtësisë për Gërdecin, 21 Janarin, rastin CEZ-DIA?

Edi Rama: Pyetja është çfarë pune keni bërë ju nga punët që ka bërë drejtësia, kjo s’është puna jonë, është habi e madhe të flitet me këtë gjuhë, kush na e ka ngarkuar ne këtë? Kushtetuta? Jo, fare. Populli shqiptar? Nç. Ne nuk jemi këtu për të bërë punën e drejtësisë. Pa asnjë dyshim kam udhëhequr reformën më të madhe të Republikës së Shqipërisë edhe të mbretërisë po të doni, me mbështetjen e SHBA-ve, por e kemi bërë ne, po të mos donim ne, nuk ndodhte kjo, siç nuk ka ndodhur për vite me radhë, me detyrim s’e bënin dot, mund ta kishim torrolisur në njëfarë feje që çfarë të them. i qëndroj asaj që kam thënë në ditën e parë, nuk jam ekspert, garantoj që PS-ja nuk bën politike me draftin e reformës, kështu kam bërë, këtë kam bërë unë, kjo pyetje nuk do të vinte sot, në rast se ata do të kishin bërë detyrën deri në fund. Ata njerëz më shohin mua në sy, por nuk e thonë, Jam i bindur që e mendojnë, Rama s’e ka mendjen tek plaga jonë, jemi shitur nga të katër anët. Pse për çfarë jam unë këtu, për të marrë medalje. Këtu sa më urtë të rrish, aq më shumë të godasin.

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Rama-Kim: Të kërkosh rezultate nga SPAK, s’është presion! Nuk ndalemi

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

kryesore politike edi rama rama me gazetaret 11 maj 2022 edi rama rama me gazetaret 11 maj 2022

Sondazh

Poll