Aktualitet

U denoncua për korrupsion, arrestohet zyrtari i Kadastrës së Sarandës, Laert Pasha

11 Maj 2022, 10:20 Nga DOSJA
U denoncua për korrupsion, arrestohet zyrtari i Kadastrës së

SARANDË-Zyrtari i Kadastrës së Sarandës, Laert Pasha, është vënë në pranga. Policia informon se 41-vjeçari është vënë në pranga pas denoncimit që u bë në emisionin investigavtiv ‘Stop’. Pasha akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, pas transmetimit në emisionin investigativ “Stop”, të denoncimit të një rasti korruptiv në ASHK Sarandë, bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit L. P., 41 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë specialist i sportelit dhe arkivës në zyrat e ASHK Sarandë. Ky shtetas dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për hetime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm”, njofton policia.

Pasha u denoncua në emisionin ‘Stop’ pasi kërkonte 2 mijë deri në 4 mijë euro për favorizimin e qytetarëve, kundrejt marrjes së certifikatës së pronësisë.

(a.b)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet laert pasha laert pasha arrestohet laert pasha laert pasha

Sondazh

Poll