Aktualitet

PAMJE/ Prishet një tjetër autobus në Tiranë, ‘ngec’ në mes të rrugës

11 Maj 2022, 10:25 Nga DOSJA
PAMJE/ Prishet një tjetër autobus në Tiranë,

TIRANË– Një tjetër autobus është prishur në Tiranë. Autobusi jeshil i Qytet Studentit i cili ditë më parë u përfshi në një aksident pranë stacionit të autobusit, ka ngecur në mes të rrugës. Pamjet nga Faxnews tregojnë se si autobusi ka ngecur pranë shkollës ‘Harry Fultz’ në Tiranë. Policët e qarkullimit rrugor ndodhet pranë urbanit i cili është stacionuar në rrugë, duke penguar qarkullimin e mjeteve.

Autobusi është bosh, pasi pasagjerët dhe shoferi kanë dalë jashtë saj.

Kjo nuk është hera e parë që autobusët pësojnë të tilla defekte. Po i njëjti autobus u përplas me një stacion autobusi, ndërsa një tjetër i këtij lloji mbeti në mes të rrugës. Më i rëndi me autobsët ndodhi një muaj më parë, ku një autobus i linjës së Unazës u përplas me një ‘Benz’ dhe të dy mjetet përfunduan në lumin e Lanës. Të lënduar pati, por ngjarja mund të ishte kthyer në tragjedi. 

(a.b)dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet prishet autobusi ne tirane prishet autobusi ne tirane

Sondazh

Poll