Aktualitet

VD-Rama: Shumë shpejt do bëjmë kallëzime për kryebashkiakë e figura të PS

11 Maj 2022, 09:33 Nga DOSJA
VD-Rama: Shumë shpejt do bëjmë kallëzime për

TIRANE- Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se shumë shpejt Partia Socialiste do të bëjë kallëzime për brenda socialistëve të cilët e kanë turpëruar PS. Rama tha se PS do të bëjë kallëzime vetëm për emrat e brendshëm dhe jo për kundërshtarët.


Edi Rama: Shumë shpejt do të keni kallëzime edhe për figura të PS nga njësia anti korrupsion, do të keni kallëzime në SPAK për kryetar e bashkie që kanë turpëruar PS që duhet t’i kishte kapur më parë drejtësia Njësia antikorrupsion nuk bën punën e SPAK, çfarë kallëzimesh të bëjmë ne për non-gratën? Çfarë të bëjmë ne, ajo është gjëja e parë, një akuzë që është më rëndë se e çdo gjykatë, ndërkohë është bërë një vorbull e madhe e dalin lloj lloj analistësh, marrin nëpër gojë dreqin e të birit, sikur Amerika është klubi i Qimit të Syri.net. ta marrin ta hetojnë, është apo s’është. Njësia antikorrupsion bën kallëzime në kuadër të veprimtarisë së vet. Nuk bëjmë dot kallëzim për politikanët kundërshtarë. I kemi bërë dhenë në të kaluarën dhe kam qenë gjithmonë kundër, por kur nuk ka drejtësi nuk ke çfarë bën.

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Rama-Kim: Të kërkosh rezultate nga SPAK, s’është presion! Nuk ndalemi

 

 

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

kryesore politike edi rama rama me gazetaret 11 maj 2022 edi rama rama me gazetaret 11 maj 2022

Sondazh

Poll