Sport

Panik në ‘Camp Nou’! Përplaset kokë më kokë me Gavin, mbrojtësi i Barçës dërgohet në spital

10 Maj 2022, 21:51 Nga DOSJA
Panik në ‘Camp Nou’! Përplaset kokë më kokë

SPANJË– Frikë e madhe në ‘Camp Nou’ në takimin midis Barcelonës dhe Celta Vigos. Dy lojtarët e Barcelonës, Gavi dhe Ronald Araujo ishin protagonistët e pafat të një përplasjeje në mesfushë.

Nga pamjet dukeshin se lojtari spanjoll mund të dëmtohej rëndë, por Araujo nuk u çua dhe tregoi vështirësi në frymëmarrje. Stafi mjekësor i Barcelonës i shkoi menjëherë në ndihmë, por si për ironi të fatit pati për disa minuta pati edhe bllokim të barelës në momentin kur po futej në autoambulancë.

 

Pas rreth shtatë minutash nga momenti i dëmtimit, Araujo u dërgua menjëherë në spital, por t’u mbajtur në kontroll dhe për të kryer ekzaminime të mëtejshme.

E.Ç (Dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

sport sport araujo barcelona araujo barcelona

Sondazh

Poll