Aktualitet

VD-Rama i përgjigjet Kim: S’po bëjmë presion! Ç’të themi për deklaratat e ndërkombëtarëve

11 Maj 2022, 08:19 Nga DOSJA
VD-Rama i përgjigjet Kim: S’po bëjmë presion!

TIRANË– Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave që u bënë ditë më parë nga ambasadorja e SHBA-së në vend, Yuri Kim. Gjatë konferencës me gazetarët, së bashku me ministrin Ulsi Manja, me tone të larta, Rama u shpreh se nuk ka kërkuar asnjëherë dënim për personat që janë shpallur non-grata nga SHBA por ka kërkuar hetim. Po ashtu, ai pyeti se çfarë mund të thuhet për deklaratat që janë thënë nga ndërkombëtarët.


“Presion mbi drejtësinë? Çfarë duhet të thonim për deklaratat e BE dhe SHBA ku është kërkuar ndëshkimi i politikanëve apo gjykatësve të korruptuar? Sipas meje jo, nuk ka presion mbi drejtësinë. Çfarë presioni është të kërkosh hetimin e një ish presidenti dhe një ish kryeministri të shpallur non grata nga SHBA me akuzat më të rënda të mundshme që lidhen me veprimtarinë e institucioneve të këtij vendi? Sekretari amerikan i shtetit ka kërkuar publikisht se institucionet e këtij vendi duhet të bëjnë punën e tyre. Që të jemi të qartë, juve mund të provoni të kundërtën. Unë nuk kam kërkuar dënim, por hetim. Dënimin nuk e vendosim ne, por të hetohet një çështje që është gur në qafë për të gjithë Shqipërinë dhe nuk është çështje e një personi, është domosdoshmëri.

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Rama-Kim: Të kërkosh rezultate nga SPAK, s’është presion! Nuk ndalemi

(a.b)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

kryesore politike edi rama rama me gazetaret 11 maj 2022 yuri kim edi rama rama me gazetaret 11 maj 2022 yuri kim

Sondazh

Poll