Sport

Halili në Durrës, për të biseduar me Shehin për rinovimin e kontratës…

10 Maj 2022, 17:28 Nga DOSJA
Halili në Durrës, për të biseduar me Shehin për

DURRES Mbyllen thashethemnajat për largimin e trajnerit Orges Shehi nga skuadra e Tiranës, e cila ka fituar titullin e saj të 26-të të kampionit të Shqipërisë, edhe pse kampionati i 83-të i Abissnet Superiores do edhe tri javë që të përfundojë.

Sot në mesditë, presidenti i bardhebluve të kryeqytetit, Refik Halili, ka qenë në qytetin e Durrësit, ku është takuar me Orges Shehi për rinovimin e kontratës me trajnerin durrsak.

Kjo për shkak, se pas suksesit të arritur, të drejtim të trajnerit Shehi, ashtu si edhe mjaft lojtarë të familjes bardheblu, ka patur mjaft oferta.

Nuk dihen ende detaje rreth këtij takimit, por burime të sigurta për “Dosja.al” bëjnë me dije dhe takimi ka qenë i përzemërt dhe bashkëpunimi midis presidentit Halili dhe trajneri Shehi do të vazhdojë.

Eshtë rasti për të kujtuar, se më 31 maj, trajnerit të kampionëve të rinj të Tiranës, Orges Shehit i përfundonte kontrata, e cila kishte nisur në janar të vitit të shkuar.

B.T (Dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

sport sport orges shehi trajneri i bardhebluve presidenti refik halili trajneri orges shehi orges shehi trajneri i bardhebluve presidenti refik halili trajneri orges shehi

Sondazh

Poll