Aktualitet

Lirohet Elsa Lila? Flet avokati e daja i saj: Sot u ktheva nga Italia, ishte një keqkuptim

10 Maj 2022, 16:48 Nga DOSJA
Lirohet Elsa Lila? Flet avokati e daja i saj: Sot u ktheva nga Italia, ishte

ITALI– Lirohet këngëtarja Elsa Lila? Avokati dhe njëkohësisht daja i këngëtares, Saimir Vishaj ka bërë me dije për mediat shqiptare se mbesa e tij ka dalë nga burgu dhe mbi të nuk rëndon asnjë akuzë e ngritur nga autoritetet italiane. Në një intervistë për “Syri”, Vishaj tha se sot ishte kthyer nga Italia dhe kishte drekuar me Lilën, duke shtuar se ishte ndjerë keq nga gjithë “vreri” që ishte hedhur ndaj saj.

“Ka qenë e gjitha një keqkuptim. Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellur vrer për Elsën,”-tha avokati.

Elsa Lila u arrestua pasi dyshohet se bën pjesë në një organizatë kriminale që merrej me shitjen e drogës. Sipas tyre, grupi përbëhet nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë ndërsa drejtues i grupit rezulton një shqiptar, i cili është i shpallur në kërkim jashtë vendit ndërsa anëtarët e tjerë kishin rolin e furnitorëve. Në krye të kësaj organizate ishin italianët Vivas Caffè dhe Antica Sapori di Acilia, Fabrizio Capogna dhe boksieri shqiptar Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”, të cilët takonin klientë dhe personalitete të kalibrit të rëndësishëm kriminal. Bardhi është i ngushtë i Arben Zogut, 40 vjeç, i njohur si ultras i ekipit të Lacios. Zogu, i cili njihet me emrin “Riçardino” u dënua me 20 vite burg me akuzën e përfshirjes në trafikun e drogës.

Arben Zogu bashkë me dy shqiptarë të tjerë Orial Kolaj, 30 vjeç dhe Petrit Bardhi, 39 vjeç, u arrestuan gjatë një operacioni të policisë italiane në vitin 2015. Ata ishin pjesë e grupit mafioz “Guarnera”, e përbërë nga një grup i madh qytetarësh shqiptarë, që cilësohen si “boksierët”. 

Por deri më tani, lajmi për lirimin e saj nuk është bërë me dije në asnjë nga mediat italiane, pavarësisht se avokati Vishaj pretendon të kundërtën.

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet elsa lila berlusconi lirohet nga akuzat elsa lila arrestohet elsa lila berlusconi lirohet nga akuzat elsa lila

Sondazh

Poll