Aktualitet

TRAGJEDIA e 4 turistëve gjermanë në Theth, 2 bien në greminë, vdes njëri, vajza plagoset

10 Maj 2022, 11:20 Nga DOSJA

TROPOJË– Udhëtimi i katër turistëve gjermanë në Theth është kthyer në një tragjedi! Katër turistët ishin nisur për të eksploruar natyrën, por nga tërruan drejtimin e rrugës dhe përfunduan buzë një gremine në shtegun që të nxjerr nga alpet e Valbonës në ato të Thethit. Dy prej turistëve ranë brenda në greminë dhe nga plagët e marra, një prej tyre ndërroi jetë. Turistja tjetër, një vajzë, ka mbetur e plagosur edhe është dërguar me helikopter në spital pasi ka marrë dëme të mëdha. E reja ndodhet në gjendje të traumatizuar gjithashtu.

Dosja.al ka siguruar edhe foton nga zona ku udhëtonin turistët, ku duket rruga që kanë ndjekur turistët, me të kuqe, ndërkohë që duhet të kishin ndjekur rrugën që është shënuar me të verdhë. Nuk dihen ende identitetet dhe moshat e turistëve.

Kjo nuk është hera e parë që turistët në Shqipëri përjetojnë eksperienca të tilla. Katër ditë më parë, dy polakë që kishin ardhur në Shkodër, ndërruan jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. I riu që i përplasi turistët është lënë në burg.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Turisti vdiq në Alpe! Helikopteri s’mundi,priten alpinistë nga Kosova për të nxjerrë trupin

LAJM I FUNDIT/ Shkuan për eksplorim në Theth, vdes njëri nga turistët gjermanë

Aksidenti i turistëve gjermanë në Theth, policia: Janë rëndë, ekipi mjekësor është rrugës

(a.b;f.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet gremine theth turistet bien ne gremine ne theth gremine theth turistet bien ne gremine ne theth

Sondazh

Poll