Aktualitet

Ra në humnerë, nxirret trupi i pajetë i turistit në Valbonë

10 Maj 2022, 16:47 Nga DOSJA
Ra në humnerë, nxirret trupi i pajetë i turistit në

VALBONË- Trupi i pajetë i turistit qëe ra në humnerë mesditën e sotme është nxjerrë. Mësohet se 30-vjeçari me iniciale D.J po eksploronte zonën e Valbonës së bashku me 29-vjeçaren me iniciale M.S. Turisti ka qenë duke u ngjitur në një shkëmb të thelpisur dhe me dëborë në momentin që ka rrëshkitur dhe ka rënë në humnerë. ndërsa turistja tjetër gjermane është transportuar me helikopterë në spitalin e Bajram Currit.

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për turistët e huaj të cilët janë dëmtuar rëndë, duke eksploruar zonën e Valbonës, ju informojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, pas disa orësh kërkime, kanë bërë të mundur gjetjen e turistëve, në vendin e quajtur “Qafë Valbonë”. Nga deklarimet paraprake të njërës prej turistëve, shtetases M. S., 29 vjeçe, rezulton se ajo po eksploronte zonën e Valbonës, së bashku me një turist tjetër, shtetasin D. J., 30 vjeç, i cili duke u ngjitur në një shkëmb të thepisur, me dëborë, ka rrëshkitur dhe ka rënë në humnerë, për pasojë ky shtetas ka humbur jetën. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë është bërë e mundur nxjerrja nga humnera e trupi të pajetë të shtetasit D. J. Ndërsa shtetasja M. S. po transportohet me helikopter, në spitalin e Bajram Currit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

LAJMI KRYESOR: E RËNDË/ Bien 2 turistë gjermanë brenda greminës në Theth, dyshohet për 1 viktimë

(I.A/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet turistet bien ne gremine ne theth turistet bien ne gremine ne theth

Sondazh

Poll