Aktualitet

Ndryshime/ Kievi zgjedh emra të rinj për stacionet e metrosë të lidhura me sovjetikët

10 Maj 2022, 15:37 Nga DOSJA
Ndryshime/ Kievi zgjedh emra të rinj për stacionet e metrosë

UKRAINË- Pesë nga stacionet e metrosë së Kievit do të riemërohen pasi kryeqyteti ukrainas kërkon të “ç’rusifikuar” rrjetin e tij të transportit. BBC shkruan se autoritetet thonë se 170,000 njerëz morën pjesë në një sondazh në internet për të zgjedhur emra të rinj për disa stacione me konotacion sovjetik. Këshilltarët bashkiakë do të shikojnë në vijim zyrtarizimin e tyre.

Votuesit vendosën:

Stacioni i Sheshit Leo Tolstoy duhet të riemërohet për të nderuar shkrimtarin ukrainas Vasyl Stus
Stacioni Beresteiska duhet të quhet Buchanskaya
Heronjtë e Dnieper duhet të bëhen Heronjtë e Ukrainës
Stacioni i Minskut duhet të rititullohet Varshavë
Dhe Miqësia e Popujve në të ardhmen duhet të njihet si Botanik

Muajin e kaluar, turmat në Kiev brohoritën ndërsa një statujë që përfaqësonte miqësinë midis Rusisë dhe Ukrainës u çmontua.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Sulme në qendra tregtare dhe hotele, SHBA paketë 40 miliardë dollarë për Ukrainën

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll