Aktualitet

Gazetarët ‘non grata’ nga SPAK&GJKKO? S’lejohen të shkojnë në gjyqe, Qyno: Përdorin COVID

10 Maj 2022, 16:17 Nga DOSJA
Gazetarët ‘non grata’ nga SPAK&GJKKO? S’lejohen

TIRANË– Gazetari investigativ, Elton Qyno ka ngritur zërin për një fenomen që duket se është kthyer në zakon tek Gjykatat në vend, që u kanë vendosur “non grata” profesionistëve të fushës. Me anë të një postimi të bërë në Facebook, Qyno shkruan se  kudo mund të hysh përveçse të ndjekësh seancat gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Pretendimi kryesor që përdoret për të mbajtur larg gazetarët është pandemia e koronavirusit, kur në fakt në vend janë hequr të gjitha kufizimet, por mesa duket ka vende me “vijë të kuqe” që konsiderohen ende vatra COVIDI.

“Gjyqtarë e prokurorë vijojnë të sillen sikur në atë godinë është vatra kryesore e COVID-19 dhe për pasojë nuk mund të hapen. Akti normativ i nxjerë nga kryeministri Rama që kufizonte lëvizjen e qytetarëve vijon të jetë një bibël apo kuran i  shenjtë për gjyqtarët dhe prokurorët e posaçëm. Ulsi Manja dhe KLGJ, bëni një telegram nga Gjykata,”-shkruan ai ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË:

 

Ndërkohë që të njëjtin shqetësim ka shfaqur edhe gazetarja tjetër Klodiana Lala, e cila nuk ka mundur që të marrë pjesë në gjyqin për Talo Çelën, pas gjyqtarja e kishte trajtuar dosjen si “top sekret”. Gjë që nxiti gazetaren të aludonte se brenda seancës bëheshin pazare për ndryshimin e akuzave dhe uljen e dënimit për Çelën.

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet elton qyno klodiana lala talo çela elton qyno klodiana lala talo çela

Sondazh

Poll