Aktualitet

Dizdari në gjendje të rëndë/ Leka Bungo letër Ramës: Duhet mjekim më i specializuar

10 Maj 2022, 16:40 Nga DOSJA
Dizdari në gjendje të rëndë/ Leka Bungo letër

TIRANË- Regjisori Leka Bungo i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama për të siguruar një përkujdesje dhe mjekim të specializuar për kompozitorin Limos Dizdari. Bungo shkruan se kontributi i Dizdarit për artin dhe popullin në vend është shumë i veçantë, duke theksuar se mbetet në shpresë për veprime.

Letra e Plotë:

Letër për Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë! Ju lutem të merrni në konsiderate kërkesën e cila pa dyshim nuk është vetëm e imja, për t’ u kujdesur, sikurse keni vepruar edhe në ndonjë rast tjetër të veçante, për mjekimin e kompozitorit dhe artistit të shquar Limoz Dizdari, i cili ndodhet në spital në gjendje të rënde. Ju lutem për një përkujdesje të veçantë dhe për një mjekim më të specializuar. Në radhë të parë është njeri dhe se kontributi i tij për artin dhe popullin e tij është i veçantë. Mbetem me shpresë në dashamirësinë tuaj.

Artisti i Merituar Limos Dizdari, njëkohësisht edhe ish-deputet i Partisë Socialiste të Delvinë është shtruar në spital. Gjendja e tij paraqitet e rëndë. Dizdari ka lindur në 7 shkurt të vitit 1942 në fshatin Rusan të Delvinës. Kompozitori i mirënjohur njihet për vepra simfonike, përpunimin dhe kompozimin e këngëve të muzikës së lehtë mbështetur në traditën popullore shqiptare. Ai është edhe kompozitor i muzikës së shumë filmave. Ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë për dy mandate gjithashtu ka qenë edhe Deputet në Kuvendin Shqiptar (2001-2005). Për meritat e tij artistike Limoz Dizdari është vlerësuar me titullin “Artist i Merituar”. Dizdari dhe vajza e tij denoncuan publikisht mbylljen e qendrës kulturore ‘Dea’ në Ksamil, për të cilën shpreheshin se objektin e tyre organe të caktuara duan ta kthejnë në një restorant të rëndomtë. Ata shtuan se është cilësi e shtetit që të respektojë artin dhe kulturën dhe nuk mundet që një investim prej 23 vitesh i bërë me aq pasion të zaptohet në këtë mënyrë. Më pas ata u zhvendosën në Durrës pasi u kërcënuan dy herë përmes letrave. Shënimet janë depozituar në SPAK nga vetë Dizdari, çështje që artisti po e ndjek prej një viti.

(I.A/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet leka bungo limos dizdari shtrohet ne spital limos dizdari leka bungo limos dizdari shtrohet ne spital limos dizdari

Sondazh

Poll