Aktualitet

Theu masën e sigurisë “arrest shtëpi”, arrestohet 28-vjeçari në Vlorë

10 Maj 2022, 14:07 Nga DOSJA
Theu masën e sigurisë “arrest shtëpi”, arrestohet

VLORË- Një 28-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë, pasi ka thyer masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’. Artan Hameti është arrestuar pasi theu masën e sigurisë dhe qarkulloi sërish me armë zjarri me vete në qytet.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë Finalizohet operacioni policor i koduar “Broke”. Operacioni, nga Forca e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë. Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe qarkulloi përsëri me armë zjarri me vete, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.

Forca e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe qarkullonte në qytet, armë zjarri në motomjet, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Broke”.

Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Policisë bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: A. H., 28 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Gjatë kontrollit në motomjetin pa targa, me të cilin qarkullonte ky shtetas, në lagjen “24 Maji”, u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit. Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 02.02.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet artan hameti policia e vlores artan hameti policia e vlores

Sondazh

Poll