Aktualitet

”21 janari” ende hetohet/ Predha që vrau Aleks Nikën dërgohet në Itali, kërkohet ekspertiza

10 Maj 2022, 15:59 Nga DOSJA
”21 janari” ende hetohet/ Predha që vrau Aleks Nikën

TIRANË- Një laborator i specializuar i kriminalistikës në Itali është duke analizuar një nga predhat e dosjes së “21 janarit”, konkretisht plumbin e dëmtuar që është nxjerrë nga trupi i Aleks Nikës, njërit prej viktimave. Prokuroria e Tiranës mësohet se është në prije të letër porosisë me rezultatin e ekspertimit të predhës e cila gjatë ekspertizës së parë në SHBA, u cilësua se ishte dëmtuar dhe e pavlefshme për analizim.

Por ekspertiza e re që po zhvillohet në Itali, pritet të vendosë për fatin e hetimeve që u rihapën një vit më parë pas një referimi të Policisë së Shtetit në lidhje me çështjen e 21 janarit. Burime nga Prokuroria e Tiranës kanë konfirmuar për RTV, Ora se prokurorët kanë zgjedhur për ekspertimin e predhës kete here një laborator në Itali, i cili është me avancuar në ekspertime se laboratorët e mëparshëm, të cilët nuk kanë patur rezultate për shkak të dëmtimeve që ka pësuar predha që goditi të riun nga Lezha.

Plumbi i cili u nxur nga koka e Aleks Nikës në një spital në Turqi, ka pësuar deformim të madh duke prishur vjaskat, karakteristika këto që lihen nga tyta e armës në momentin e qitjes. Asokohe predha u dërgua në një laborator kriminalistik në Virginia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por nga analiza nuk janë përftuar të dhëna për identifikimin e armës që ka kryer qitjen.

Për këtë arsye, vrasja e Aleks Nikës mbeti pa autor dhe nuk u përfshi në gjykimin e gardistëve të akuzuar për çështjen e 21 janarit.

Marrë nga Oranews

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet 21 janar 2011 aleks nika 21 janar 2011 aleks nika

Sondazh

Poll