Aktualitet

Holanda me ‘dritë jeshile’! Ambasadori: Shqipëria të integrohet! Kanabisi? Do ndihmojmë

10 Maj 2022, 15:19 Nga DOSJA
Holanda me ‘dritë jeshile’! Ambasadori: Shqipëria të

SHKODËR- Jemi gati që të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të paktën kështu u shpreh nga Shkodra, ambasadori holandez në Shqipëri, Reinout Vos. Në një prononcim për mediat, Vos foli lidhur me çështje të ndryshme, por duke u ndalur më së shumti në procesin e integrimit në BE. Ndërsa për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, holandezi duket se e la të kuptohej qartë se nuk mund të kishte ndryshime në sistemin e mënyrës të të bërit të gjërave.

Po ashtu, ai komentoi edhe në lidhje me legalizimin e kanabisit mjekësor në Shqipëri, ambasadori holandez tha se mund të sjellë rreziqet e veta, por BE është në kontakt me Shqipërinë që kjo gjë të realizohet më së miri.

INTERVISTA E PLOTË: 

Presidenti Macron ka nxitur idenë e një BE-je të re për ata që nuk janë anëtarë të unionit, mendoni se mund të bëheni?
Reinout Vos: Duhet të studiojmë atë që pretendon Macron. Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë pjesë e BE.

A duhet që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut në integrimin në BE?
Reinout Vos: Të gjithë e dimë sistemin, çdo vënd ka regratën dhe rrugën e tij. Në këtë rast diskutimi mes Shqipërisë dhe BE është i natyrës politike. Holanda është në dakord që negociatat të nisin sa më shpejt të jetë e mundur.

Jeni i kënaqur me ecurinë e Reformës në Drejtësi, mendoni se është bërë aq sa duhet me dënimin e “peshqëve” të mëdhenj?
Reinout Vos: Kemi parë hapa të rëndësishme në të shkuarën. është bërë punë e mirë.

Është normale që kryeministri t’i japë direktiva SPAK-ut?
Reinout Vos: Nuk i komentoj çështjet dhe diskutimet e brendshme.

A po punohet për kontigjentet e krimit mes Shqipërisë dhe Holandës?
Reinout Vos: Ka lidhje, po punohet. Jam i lumtur që po punohet bashkarisht për të luftuar krimin.

A duhet legalizimi i kanabisit mjekësor?
Reinout Vos: Duhet të jeni të kujdesshëm se mund të bëhet një “urë” për trafikun e kanabisit. Ne si BE, jemi në kontakt me qeverinë shqiptare që një gjë e tillë të realizohet më së miri.

Holanda ka qenë një prej vendeve që më së shumti e kanë kundërshtuar çeljen e negociatave me Shqipërinë, duke përdorur si argument kriminalitetin në vendin e tyre nga personazhe shqiptarë të botës së krimit, por edhe korrupsionin dhe problemet e sistemit në vendon tonë. Por kohët e fundit, Holanda ka ndryshuar qasje, duke thënë “ok”.

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

kryesore kryesore   hustlers reinout vos   hustlers reinout vos

Sondazh

Poll