Bota

FOTOT/Protesta të dhunshme në Selanik, studentët përplasen me policinë, 3 të arrestuar

10 Maj 2022, 16:10 Nga DOSJA
FOTOT/Protesta të dhunshme në Selanik, studentët përplasen

GREQI– Universiteti Aristoteli i Selanikut është kthyer edhe një herë në fushëbetejë ditën e sotme, pasi së fundmi ka pasur incidente të reja mes studentëve dhe policisë, të cilat kanë çuar në tre arrestime.

Siç shihet në videon e protothema.gr, gjithçka nisi kur një burrë iu afrua grupit të studentëve që protestonin jashtë rektoratit dhe pa asnjë arsye nisi të bërtiste fort drejt forcave të policisë dhe më pas zgjati dorën dhe nxori nga pantallonat një spraj. Më pas policia e ka shtyrë burrin për ta larguar dhe reagimet e forta kanë shpërthyer nga studentët.

Gjaku nuk vonoi të ndizet dhe burrat e MAT-it kanë vazhduar me përdorimin e kimikateve, bliceve, por edhe dorezave për të larguar të grumbulluarit.

Sipas studentëve, ata janë sulmuar egër dhe pa nevojë nga policia, me shqelma, grushta dhe goditje në kokë dhe në trup. Ato akuzuan policinë për provokim pasi burri që foli nuk kishte lidhje me ta dhe protestën e tyre. Vihet re se personi konkret nuk ka pranuar përgjigje për gazetarët që e kanë pyetur për statusin e tij.

Për momentin situata duket se është qetësuar dhe studentët vazhdojnë të jenë të përqendruar jashtë godinës së administratës.

Ditët e fundit në ambientet e Universitetit të Selanikut janë zhvilluar disa protesta të dhunshme, pasi një pjesë studentëve janë kundër ndërtimit të bibliotekës së re në “Këndin Biologjik”, i cili është në funksion që prej 34 vitesh.

(d.a/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

rajoni rajoni protesta ne greqi protesta ne greqi

Sondazh

Poll