Bota

Ende në arrati pas dënimit,Maqedonia e Veriut nis kërkesën e re për ekstradimin e Gruevskit

10 Maj 2022, 11:05 Nga DOSJA
Ende në arrati pas dënimit,Maqedonia e Veriut nis kërkesën e

MAQEDONIA E VERIUT– Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut Nikolla Tupançevski, ka thënë se janë duke shqyrtuar një kërkesë të re për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski, ish shefi i policisë sekrete Sasho Mijallkov dhe Jordan (Orce) Kamçev janë shpallur fajtor për rastin “Parcelat në Vodno”.

Gjykata e Shkupit ka dënuar Nikolla Gruevski me 7 vjet burg, Sasho MIjallkov me 1 vit e  3 muaj, duke llogaritur dhe kohën e  kaluar në paraburgim.

Nikolla Gruevski ndodhet në arrati në Hungari prej dy vitesh, ku autoritetet i kanë dhënë strehim dhe refuzojnë ekstradimin e tij. Ai u dënua fillimisht me 2 vjet burg për çështjen që kishte të bënte me blerjen e një Mercedesi të blinduar prej rreth 600 mijë eurosh, e më pas, në mungesë, edhe me 1.5 vjet heqje lirie për nxitjen e dhunës në komunën “Qendër” të Shkupit. Ai dyshohet edhe si krye-organizator i ngjarjeve të dhunshme në parlamentin e Maqedonisë së Veriut në prill, 2017, por zyrtarisht nuk është ngritur akuzë për këtë.

(d.a/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

rajoni rajoni nikolla gruevski nikolla tupançevski nikolla gruevski nikolla tupançevski

Sondazh

Poll