Bota

“Defender Europë” e NATO-s në shtetet baltike, Bjellorusia nis fazën e dytë stërvitore

10 Maj 2022, 15:59 Nga DOSJA
“Defender Europë” e NATO-s në shtetet baltike, Bjellorusia

BJELLORUSI-  Inspektimi i befasishëm i forcave të armatosura bjelloruse hyn në fazën e dytë të martën në përgjigje të një stërvitjeje ushtarake të NATO-s që po mbahet në vendet anëtare të aleancës, u tha gazetarëve të martën ministri i Mbrojtjes i Bjellorusisë, Viktor Khrenin.

Ne kemi nisur një inspektim të forcave tona të reagimit të shpejtë dhe ai do të hyjë në fazën e tij të dytë më vonë sot. Lëvizja është një përgjigje përkatëse ndaj stërvitjes Defender Europe që vendet e NATO-s po zhvillojnë që nga 1 maji,” tha minsitri.

Sipas agjencisë së lajmeve Belta, në deklaratën e minsitrit thuhet se Bjellorusia po vëzhgon çdo lëvizje të stërvitjes së NATO-s dhe se si kundërpërgjigje kanë nisur fazën e dytë stërvitore.

“Ministria e Mbrojtjes mund të shohë “çdo lëvizje që ata (NATO) po bëjnë, ne mund të shohim se cilat grupe pune batalioni janë duke u dislokuar dhe në cilat zona stërvitore, si dhe cilat detyra ushtarake do të praktikojnë. Duke qenë të vetëdijshëm për kërcënimet specifike që mund të paraqesin, ne kemi reaguar në përputhje me rrethanat, duke dërguar trupa në zona të veçanta”, tha ministri bjellorus i mbrojtjes.

Më herët Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë informoi se nga data 1 deri më 27 maj 27 maj, në 19 shtete evropiane, si dhe në Detin Baltik dhe Detin e Veriut, mbahet një stërvitje shumëkombëshe në shkallë të gjerë Defender Europe 2022.

Stërvitja ka për qëllim stërvitjen e opsioneve të ndryshme për dislokimin e forcave të koalicionit në Evropë, për të kontrolluar gatishmërinë dhe aftësitë e infrastrukturës së shteteve evropiane për pritjen dhe vendosjen e trupave të përforcimit, përdorimin e grupeve të koalicionit të trupave dhe mbështetjen e tyre gjithëpërfshirëse gjatë një operacioni në Evropën Lindore dhe në shtetet baltike. DE22 përdor terrenet stërvitore dhe qendrat e trajnimit të shteteve fqinje me Bjellorusinë: Adazi (Letoni), Pabrade (Lituani), Zagan, Orzysz (Poloni) dhe Drawsko (Poloni).

Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko në lidhje për stërvitjen dhe kërcënimin e mundshëm ndaj Bjellorusisë tha se edhe pse është i shqetësuar për rritjen e pranisë ushtarake pranë kufijve të vendit ai inuk i trembet atyre.

Le të provojnë. Ne mposhtim armiq këtu shumë më të fortë se Polonia. Pra, nëse duan të provojnë, le ta bëjnë. Edhe pse edhe unë jam i shqetësuar për këtë. Ata kanë rritur praninë ushtarake nga 3,000 në 32,000 ose edhe 40,000 në Poloni dhe Lituani. Ne e kemi parë këtë situatë me shumë kujdes. U kam thënë gjithmonë ushtrisë: nuk duhet të humbasim asgjë. Nuk duhet të përsërisim 1941. Prandaj, ne do të përgjigjemi”, tha presidenti.

(d.a/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota bjellorusia nis stervitjen defender europe 2022 viktor khrenin bjellorusia nis stervitjen defender europe 2022 viktor khrenin

Sondazh

Poll