Bota

ME VD- Gazetarja bëhet “lëmsh”, ministri Bekteshi e korrigjon: Jam shqiptar, jo maqedonas

9 Maj 2022, 10:50 Nga DOSJA
ME VD- Gazetarja bëhet “lëmsh”, ministri Bekteshi e

TIRANË– Mënyra e adresimit ndaj ministrit të Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshit, nuk i ka pëlqyer këtij të fundit, duke u kundërpërgjigjur menjëherë. Gjatë konferencës për marrëdhëniet ndërmjet ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, gazetarët nuk nguruan që ta pyesnin ministrin për çështjen e legalizimit të kanabisit mjekësor. Por nuk përdorën termat e duhur, duke iu referuar si “ministër maqedonas”.

Gazetarja: Kisha një pyetje për ministrin maqedonas…*flet për legalizimin e kanabisit mjekësor.

Bekteshi: Ndjesë po jam ministër i Maqedonisë së Veriut, nuk jam maqedonas, jam shqiptar.

Edhe pse një lapsus, duket se ministri nuk e ka pritur mirë “ndryshimin” e kombësisë, duke saktësuar gjithçka në kohë, pa lënë vend për keqkuptime.

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

diaspora virale kreshnik bekteshi kreshnik bekteshi

Sondazh

Poll