Bota

Rusia qëndron pas sulmeve kibernetike/ A është pjesë e një ofensive më të gjerë?

10 Maj 2022, 15:21 Nga DOSJA
Rusia qëndron pas sulmeve kibernetike/ A është pjesë e

SHBA- Inteligjenca britanike dhe amerikane thonë se Rusia qëndron pas hakimit të një ofruesi të komunikimeve satelitore një orë përpara se të fillonte pushtimi rus në shkurt. BBC shkruan se ofruesi kryesor i komunikimeve satelitore Viasat, i cili ofron brez të gjerë satelitor me shpejtësi të lartë për klientët komercialë dhe ushtarakë, u godit nga një sulm kibernetik shkatërrues.

Nuk ishte vetëm ushtria ukrainase ajo që u prek, por klientët në rreth 20 vende në Evropë, duke shkaktuar ndërprerje të komunikimit dhe madje duke prekur fermat e erës që mbështeten në sistemet. Tani, SHBA, Britania e Madhe dhe BE kanë thënë zyrtarisht se Rusia qëndron pas sulmit. Moska në të kaluarën gjithmonë i ka mohuar akuza të tilla.

Disa analistë kanë shprehur habinë se nuk ka pasur më shumë prova të sulmeve kibernetike shkatërruese. Por një zyrtar i inteligjencës thotë se lufta në Ukrainë ka parë në fakt ofensivën më të qëndrueshme të operacioneve kibernetike që një vend ka nisur kundër një tjetri – por kjo fushatë u përball gjithashtu nga një nga mbrojtjet më të mira kolektive që ata kishin parë.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Sulme në qendra tregtare dhe hotele, SHBA paketë 40 miliardë dollarë për Ukrainën

(I.A/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi viasat lufta ukraine-rusi viasat

Sondazh

Poll