Bota

Detaji që Jakup Krasniqi përcolli gjatë fjalimit të tij prekës në Gjykatën e Hagës

10 Maj 2022, 14:44 Nga DOSJA
Detaji që Jakup Krasniqi përcolli gjatë fjalimit të tij

HAGË-Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka dalë sot para Gjykatës Speciale në seancën dëgjimore pas dorëzimit të aktakuzës së re e cila u ndryshua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 29 prill.

Ajo që tërhoqi vëmendjen ndërkohë ishte dhe kravata e tij e cila ishte e kuqe dhe me shqiponjën e zezë, duke përcjellë kështu një mesazh patriotik.

Krasniqi mbajti një fjalim të gjatë dhe prekës ku deklaroi pafajësinë e tij dhe theksoi se i vjen turp që jeton në një kohë kur gjykohet për krime lufte të frymëzuara nga gënjeshtrat e Serbisë.

Sot po i them disa fjalë. Mbase jam gabim, por kurrë nuk kisha besuar po të mos ishte ky rast se juristë të shkulluar në vendet me demokraci liberale, me traditë, që pretendojnë se punojnë në një sistem të drejtësisë kredibile, për të bërë drejtësi standarde, guxojnë të ngrisin një akuzë që mbështetet vetëm e vetëm mbi bazën e gënjeshtrave të Serbisë dhe e cila cenon rëndë lirinë, jetën e të drejtën e individit, e madje e godet në palcë të kurrizit të drejtën e një populli për liri e shtetndërtim me një padrejtësi të madhe. Mua më vjen turp që po jetoj në këtë kohë të këtij lloj homosapiensi që me kaq lehtësi ua shkatërron jetën njerëzve dhe familjeve që guxuan të luftojnë për jetën në liri, për demokracinë e pavarësinë”, tha Krasniqi.

LAJMI KRYESOR: Akuzat për krime lufte/ Sot seancat në Hagë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

(d.a/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

rajoni rajoni jakup krasniqi kosova ne hage jakup krasniqi kosova ne hage

Sondazh

Poll