Bota

Show apo…? Gjyqi për vrasjen e Caroline Crouch, piloti qau sot në gjyq, çfarë e preku

10 Maj 2022, 14:34 Nga DOSJA
Show apo…? Gjyqi për vrasjen e Caroline Crouch, piloti qau sot

GREQI- Me kërkimin e faljes së Babis Anagnostopoulos, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes 20-vjeçare të Caroline Crouch, gjyqi do të shtyhet për ditën e nesërme. Ajo që ra në sy gjatë seancës së sotme ishte fakti që në momentin kur gjyqtari po lexonte ditarin e 20-vjeçares së ndjerë, piloti nisi të qante. Ndërkohë që një çështje për debat ishin lëvizjet që kishte regjistruar ora inteligjente që mbante në dorë.

Para se të vdiste, Caroline rezulton se kishte bërë 12.89 metra 5 sekonda para se të ndodhte krimi, por dyshohet se lëvizjet mund të jetë rezultat i lëvizjeve të vajzës në gjumë. Megjithatë nuk dihet nëse në momentin që bashkëshorti e ka vrarë, e reja ka qenë në gjumë, apo duke u përplasur fizikisht me të. Ky detaj do të rëndonte pozitën e pilotit, i cili deri më tani është mbrojtur me faktin që e gjithë ngjarja ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër gjatë një debati. Por ka dyshime të tjera see reja mund të jetë mbytyr gjatë kohës që ka qenë në gjumë.

Babis Anagnostopulos u arrestua më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen në fillim të muajit maj, pasi u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje me protagonistë shqiptarë. 38-vjeçari pretendon vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ndërkohë që me autorin në burg, u përfol edhe për bashkëpunëtorë por nuk u gjet asnjë provë.

Marrë nga Protothema

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

rajoni rajoni babis anagnostopoulos caroline crouch vrasja e caroline crouch babis anagnostopoulos caroline crouch vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll