Bota

Lituania shpall “gjenocid” sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, e quan atë “shtet terrorist”

10 Maj 2022, 15:38 Nga DOSJA
Lituania shpall “gjenocid” sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës,

LITUANI- Parlamenti i Lituanisë miratoi sot një rezolutë që e shpall pushtimin rus të Ukrainës një “gjenocid” dhe Rusinë një autore të terrorizmit. Në rezolutë, Seima, Parlamenti i Lituanisë, njohu “agresionin e armatosur në shkallë të plotë, luftën kundër Ukrainës nga forcat e armatosura të Federatës Ruse dhe udhëheqja e saj politike dhe ushtarake si gjenocid kundër popullit ukrainas.

E miratuar unanimisht, rezoluta akuzon forcat ushtarake ruse për “shënjestrim të qëllimshëm dhe sistematik të objektivave civile”, duke e shpallur Rusinë një shtet që mbështet dhe kryen terrorizmin. Seima bëri thirrje gjithashtu për krijimin e një gjykate ndërkombëtare për të hetuar krimet e dyshuara të luftës ruse në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm lituanez Gabrielius Landsbergis i tha CNN të martën se vendimi është një njohje e realitetit dhe “i jep shtysë për hetime të mëtejshme ligjore mbi situatën”. Në reagimin e tij të parë ndaj kalimit unanim të rezolutës, Landsbergis tha se përcaktimet duhet të ndiqen nga hetime, të tilla si ato që kryhen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Ne kemi qartë arsye për ta quajtur këtë një akt gjenocidi. Putin deklaroi qartë se ai nuk beson se Ukraina ka të drejtë të ekzistojë si një vend dhe ai po përpiqet të provojë qëndrimin e tij duke vrarë në thelb qytete të tëra civile plot me civilë.” -tha Landbergis.

Landsbergis tha se komuniteti ndërkombëtar jo vetëm që duhet të punojë për të forcuar mekanizmat që synojnë përgjegjësinë për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, por ndoshta të kërkojë të reja sepse “Rusia me të vërtetë e ndryshoi realitetin me sulmin e saj ndaj Ukrainës”.

Ne kishim besim se pas Luftës së Dytë Botërore, ndërtuam mekanizmin që duhet të fuqizojë këtë koncept ‘kurrë më’. Është e qartë se mekanizmat nuk ishin të mjaftueshëm. Dhe kështu ne me të vërtetë duhet tani të fillojmë të punojmë për forcimin e këtyre mekanizmave. Mendoj se ne jo vetëm duhet të forcojmë atë që kemi ndërtuar, por ndoshta edhe të kërkojmë mekanizma të rinj dhe instrumente të reja që vërtet do të na lejojnë edhe një herë të themi se kjo ishte hera e fundit.”-shtoi.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Sulme në qendra tregtare dhe hotele, SHBA paketë 40 miliardë dollarë për Ukrainën

(d.a/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota gabrielius landsbergis lituania kunder rusise gabrielius landsbergis lituania kunder rusise

Sondazh

Poll