Bota

Presidenti malazez konfirmon ndryshimet, zgjedhjet lokale do të mbahen më 23 tetor

10 Maj 2022, 14:35 Nga DOSJA
Presidenti malazez konfirmon ndryshimet, zgjedhjet lokale do të mbahen

MAL I ZI– Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanovic ka bërë të ditur sot vendimin për të shtyrë zhvillimin e zgjedhjeve lokale në vend për në datën 23 tetor 2022.

Lajmin e ka kofirmuar në një deklaratë edhe këshilltari për sistemin kushtetues dhe çështjet juridike, Boris Bastijançiq. Në deklaratë shtohet se vendimet e përmendura hyjnë në fuqi sot (në ditën e miratimit të tyre) dhe se janë pjesë përbërëse e rendit juridik malazez.

Vendimet do të publikohen në “Gazetën Zyrtare të Malit të Zi” dhe në “Gazetën Zyrtare të Malit të Zi, Rregulloret komunale”, në bazë të të cilave organet shtetërore kompetente dhe komisionet zgjedhore do të vazhdojnë të veprojnë në përputhje me rrethanat.

Duhet të theksohet se vendimi për shpalljen e zgjedhjeve për këshilltarë në Kuvendin Komunal të Golubovcit (komunat në kuadër të Kryeqytetit), Kuvendin Komunal të Plavës dhe Kuvendin Komunal të Rozhajës, të cilat gjithashtu do të mbahen më 23 tetor të këtij viti , do të bëhet në periudhat e përcaktuar më herët nga 15 korriku deri më 24 gusht të këtij viti”, tha Bastijançiq.

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

rajoni rajoni boris bastijançiq zgjedhjet në mal të zi boris bastijançiq zgjedhjet në mal të zi

Sondazh

Poll