Politike

VD-Zgjedhja e Presidentit/ Duma: Ju vini me një vendim politik, bëni sikur dëgjoni

10 Maj 2022, 11:23 Nga DOSJA
VD-Zgjedhja e Presidentit/ Duma: Ju vini me një vendim politik, bëni

TIRANË-Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma deklaroi ditën e sotme në sallën ku po zhvillohej mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, se mazhoranca bën sikur dëgjon mirëpo në mendje e ka emrin që do të propozojë për president. Deputetja tha se nëse ata e kanë një emër në mendje, t’ua thonë e më pas të nisin diskutimet e para.

Duhet të dëgjojmë njëri tjetrin për përgjegjësi, nëse flisni për procedurën, ajo është e përcaktuar. Është 7, 5 ditë, çfarë i intereson popullit shqiptar. Ju mendoni se trupa politike duhet të vendoset këtu për të qënë noter? Nëse e keni marrë vendimin, keni gjetur emrin dhe doni të kaloni me shpejtësi procesin, kjo nuk është rruga e duhur. Ju thoni të vijmë te parlamenti dhe mos dimë rrugëtimin e zgjedhjes për nje emër që u zgjodh 3 minutat e fundit. Kjo nuk pranohet. Kur ua përmendim shembujt e këqinj është që të përmirësohemi, historia e 30 viteve tranzicion nuk i bën nder Shqipërisë. Ju vini me një vendim politik, doni apo s’doni kështu është lexuar, se ju vetëdeklaroni se çështja e të qënit politik është turp. Ju shpresoni se do vijmë këtu, do merrni disa kritere, do i përktheni me ato që keni në mendje. Ju mund ta zgjidhni në raundin e 4-të, por fasadë se gjasme na keni dëgjuar është nen nivelin e inteligjencës. Nëse ju nuk e doni këtë, jepjani propozimin e parë opozitës, të bëhen diskutimet e para. Me kriteret sot, ne nuk bëhemi sot, t’u themi ne kriteret që të thoni se përfshimë opozitën, se aty i keni 72 votat keni të gjitha pushtetet.’- tha Duma.

LAJMI KRYESOR: VD-LIVE/ Zgjedhja e presidentit të ri, mblidhet Konferenca e Kryetarëve

(a.b)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike grida duma konferenca e kryetareve 10 maj 2022 grida duma konferenca e kryetareve 10 maj 2022

Sondazh

Poll