Politike

“Rritja e çmimeve,alarmante!”/Berisha: Bordet si “shushunja”,shteti të kompensojë qytetarët

10 Maj 2022, 14:05 Nga DOSJA
“Rritja e çmimeve,alarmante!”/Berisha: Bordet si

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur shqetësimin e tij për rritjen në mënyrë alarmante të çmimeve të ushqimeve dhe transportit, ndërsa inflacioni ka kapur shifrën e 6.2%. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha thekson se bordet e vendosura nga qeveria janë si mburojë për oligarkët në vend. Sipas tij, qeveria duhet që të indeksojë pagat dhe të kompensojë qytetarët për rritjen e çmimeve, në mënyrë reale.

Rritje alarmante e çmimeve te ushqimeve dhe transportit. Ne prill çmimet e ushqimeve dhe sherbimeve baze u rriten nga 10-22 perqind ne Shqiperi! Bordet apo shushunjet e qeverise kontribojne me veprimtarine e tyre ne rritjen e çmimeve dhe perligjien e saj. Më të ekspozuarit përballë rritjes së çmimeve janë shtresat e varfra të cilat shpenzojnë më shumë se 50% të buxhetit të tyre në këto produkte dhe sherbime. Qeveria ne vend se indeksoje dhe kompensoje çdo qindarke per rritjen e çmimeve ka vendosur bordet si mburoje te vetes dhe okigarkeve, te cilat te blera nga oligarket vetem perligjin rritjen e papermbajtur te çmimeve,”-shkruan Berisha ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË:

Shpenzimet e familjeve shqiptare për blerjen e produkteve bazë të shportës, si bukë, vaj, bulmet dhe sheqer janë rritur me ritme dyshifrore në prill nga 14 deri në 24 për qind, duke ushtruar presion të lartë sidomos tek buxhetet e familjeve të varfra. INSTAT raportoi se ritmet e rritjes së çmimit të bukës u intensifikuan më tej gjatë prillit, teksa çmimet ishin 16.7% më të larta se prillin e kaluar

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike rritja e cmimeve ne shqiperi sali berisha rritja e cmimeve ne shqiperi sali berisha

Sondazh

Poll