Politike

VD-Spiropali-PD:Jepni emra jo komente,s’pranojmë kushte,duam President që s’na merr fytyrën

10 Maj 2022, 11:06 Nga DOSJA
VD-Spiropali-PD:Jepni emra jo komente,s’pranojmë kushte,duam

TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali ka kërkuar që debatet mes partive të lihen jashtë konferencës së Kryetarëve. E pranishme në Kuvend, Spiropali tha se dëgjon që ende komentohen zarfet, por që sipas saj, nuk janë një mëkat. Ajo shton se debatet PD-PS duhet të fokusohet tek datat dhe jo tek komentet për mënyrën se si partitë vendosin të zhvillojnë procedurën e zgjedhjes së kandidaturave. Nga Opozita, Spiropali kërkon kandidatura, por asnjë kusht.


“Jemi dakort të gjithë se ka një kohë për të bërë politikë, porn ë Kushtetutë ka nene për zgjedhjen e Preisdentit, me votim të fshehtë dhe pa debat, kjo parashikohet që si proceset e brendshme ashtu edhe ata në grupet parlamentare, të zhvillohen veçmas. Është bërë zakon që në konferencën e kryetarëve të vihet dhe të flitet për mbledhjet e zhvilluara veçmas në parti. Ne kemi datat, nuk dua të bëj debat, por dëgjoj që përsëriten zarfe e propozime, a thua se janë mëkat. Ne s’kemi vendosur asnjë kusht për opozitën, asgjë, kemi kërkuar kushte, si e gjykojmë ne që do të ishte më mirë në këtë moment, duke pasur parasysh edhe pushtetin që kemi. Ka kontribuuar edhe Opozita normal sepse ka ikur nga procese shumë të rëndësishme. Sot po flasim për raundin e parë, duam nëj President të Republikës, jo një që i shërben PS-së. Duam të marrim kontribute e emrat më të mirë, por mos na vini kushte. Si ata të çlirimit edhe ju të tjerët i kërkoni PS-së të heqë dorë, pork jo nuk mund të ndodhë. Jemi të gatshëm t’i japim këtij vendi një president që nuk na turpëron, që flet shqip e gjuhë të huaj, që nuk na merr fytyrën me partnerët,”- tha Spiropali. 

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Zgjedhja e presidentit të ri, mblidhet Konferenca e Kryetarëve

(f.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike elisa spiropali konferenca e kryetareve 10 maj 2022 elisa spiropali konferenca e kryetareve 10 maj 2022

Sondazh

Poll