Politike

VD-Presidenti/ Gjekmarkaj: Proces i çuditshëm, në kokën e një individi, fyerje që…

10 Maj 2022, 10:53 Nga DOSJA
VD-Presidenti/ Gjekmarkaj: Proces i çuditshëm, në kokën e

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj u tregua tolerant gjatë fjalimit të tij në Konferencën e Kryetarëve. Ai u shpreh se mazhoranca ka të drejtë të prezantojë presidentin e ri mirëpo ka disa probleme, duke i rradhitur që nga raportet e DASH dhe OSBE-ODIR, e që nga arrestimi i disa deputetëve të PS-së. Po ashtu, Gjekmarkaj tha se është fyerje fakti që Rama deklaroi se presidenti nuk do të jetë nga radha e PS-së. 


Unë nuk pretendoj shumë që të bëj politikë, në optikën time kty është procesi më i cuditshëm i zgjedhjes. Procesi është në kokën e një individi, që do të argëtohet. A ka të drejtë mazhoranca të prezantojë presidentin? Po ka, cdo mazhorancë do ta kishte atë të drejtë, por kjo mazhoranca ka disa probleme, me cështjen e zgjedhjeve, raportet e DASH, OSBE-ODIR, me mandatet, disa kanë përfunduar dhe në qeli. Mbingarkesa, maxhoranca ka dhe më shumë pushtet, shefi, kryeministri ka folur për një mundësi bashkëpunimi me opozitën, që të përfshihen të gjithë në një proces, nuk e kam kuptuar se deri ku arrin oferta që të përfshihet opozita në këtë pjesë. Ai caktoi një komision, deputetet tuaj dhanë propozime me zarfa dhe email. Thatë se s’do te jetë nga PS, është fyerje kjo. Nëse ju do të merrni përgjegjësinë që ta zgjidhni të vetëm, zgjidhni një personalitet të PS, se lojerat që vijnë nga jashtë, nuk i bëjnë nder as kreut të shtetit si institucion. Për sa i përket rolit të opozitës, jam deklaruar se ka detyrimin përballë shqiptarëve, ka emra dinjitoz, se pas cdo emri fshihen kritere. Ka detyrimin moral që të japë një kandidat, ka emra konkret. Kështu që nëse jeni të sinqertë, me ato që keni deklaruar se opozita duhet të ketë rol e mirëprisni emra nga ne, do të ishim të gatshëm të propozonim emrat. ‘- tha Gjekmarkaj.

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Zgjedhja e presidentit të ri, mblidhet Konferenca e Kryetarëve

(a.b)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike konferenca e kryetareve 10 maj 2022 konferenca e kryetareve 10 maj 2022

Sondazh

Poll