Politike

Shehu dorëzon Projekt-rezolutën për dënimin e genocidit të Srebrenicës, firmos edhe Berisha

10 Maj 2022, 12:43 Nga DOSJA
Shehu dorëzon Projekt-rezolutën për dënimin e genocidit

TIRANË– Projekt rezoluta për dënimin e genocidit të Srebenicës, e ideuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu është firmosur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetë të tjerë të partisë. Projekt-rezoluta u depozitua nga Shehu në Kuvendin e Shqipërisë dhe është në pritje për diskutim në seancën e radhës plenare. 

Në fund të tij rezulton se kanë firmosur: Sali Berisha, Tritan Shehu, Grida Duma, Ina Zhupa, Kreshnik Çollaku, Sajmir Koreshi e Edi Paloka.

SHKRIMI I TRITAN SHEHUT:

Për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Srebrenicës, Bosnje Hercegovinë” Shumë shpejt edhe për gjenocidin serb në Kosovë. Dorëzohet në Kryesine e Kuvendit kërkesa për mocion me debat të finalizuar me Rezolutë. Megjithëse i vonuar, ky veprim publik i Kuvendit do të kishte një rëndësi të veçantë, në këto momente të vështira për Europën, me pasoja destabilizuese në rajonin tonë, që vënë në rrezik paqen, bashkëjetesën, e rrugën tonë të integrimit. Të kujtosh krimet e së kaluarës, të dënosh ato, të kërkosh falje nga autorët, është një domosdoshmëri për mos përsëritjen e tyre. 11 Korriku kërkohet të shpallet si dita e përkujtimit të atij gjenocidi. Pikërisht nën këtë optikë, shumë shpejt do të procedohet me një iniciativë tjetër të ngjashme, për të njohur e dënuar publikisht e zyrtarisht edhe gjenocidin serb në Kosovë.

(a.b)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike rezoltua e srebenices sali berisha tritan shehu rezoltua e srebenices sali berisha tritan shehu

Sondazh

Poll